Një këngëtar zemërthyer, Gaspari, ishte zotuar të mos dashurohej më kurrë, deri kur njihet me Lulën, një sirenë bukuroshe, që mbrohet nga burrat me armën e saj të vetme: zërin. Kur ujërat e Senës bien, Lula mbetet pranë varkës ku këndon Gaspari...
Gjatë përgatitjes së një darke luksoze për të ftuar ndërkombëtarë, Ana, zonja e shtëpisë, kupton se ka 13 të ftuar. Që të mos lejojë këtë numër tersi në tavolinën e saj, i lutet shërbyeses besnike Marias, të luajë rolin e një zonje fisnike spanjolle dhe të bëhet pjesë e darkës. U desh pak bisedë dhe pak si shumë verë, që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë.