Pasi familja e tij vritet nga një gangster serb, agjenti i Policisë së Nju Jorkut, Nik (Dolph Lundgren) në bashkëpunim me një agjent tajlandez (Tony Jaa) shkojnë në Azinë juglindore për t'u hakmarrur dhe për të shkatërruar trafikun e qënieve njerëzore.
Një sherif lokal ndjek një grup të jashtëligjshëm të ditëve moderne pasi ata kryejnë një krim të tmerrshëm në një qytet të shkretë në jugperëndim. Kur një profesor dhe burri i saj kryqëzohen me kriminelët, të gjithë tërhiqen në një spirale dhune dhe ndëshkimi ku morali bëhet i paqartë dhe mbijetesa është e vetmja mundësi.
Një portal e çon togerin Artemis dhe një skuadër ushtarësh elitarë në një botë të çuditshme ku sundojnë përbindësha të fuqishëm e të pamëshirshëm. Përballë rrezikut për jetën, ata ndeshin një gjahtar përbindësash që do jetë shpresa e tyre e vetme për t'u kthyer pas...
Një veteran i luftës Amriko-Vietnameze i cili bëhet një hero lokal pasi ka shpëtuar një njeri nga krimineltët në një autobus të qytetit të tij vendos për të ndërmarrë veprime të jashtligjshme kur shoku i tij më i mirë është vrarë dhe policia tregojnë pak interes në zgjidhjen e çeshtjes...
Arkansas, viti 1875. Pasi qëlloi 5 burra për të shpëtuar një gjykatës dhe më pas të hynte në Territorin Indian pas një banditi vdekjeprurës, Bes Rivs bëhet marshalli i parë i zi në perëndim të Misisipit.
Gjatë ditëve të fundit të Luftës së Madhe, një grup ushtarësh amerikanë dërgohen pas kufirit të armikut për të shpëtuar një togë të humbur.
Behmen dhe Felson dy kalorës që dezertojnë në Kryqëzata, kapen nga Kisha dhe u caktohet nje detyrim i ri. Murtaja që ka pllakosur, akuzat për magji dhe një rrugë e panjohur do sjellin shumë të papritura...
Në këtë aventurë HellBoy (Ron Perlman) dhe skuadra e tij duhet të shpëtojë botën nga krijesat rebele dhe Princi Nuada (Luke Goss).
Mejnard është një biznesmen i dashur i zonës, i cili është ngatërrohet me Këmbëmadhin legjendar gjatë një lëvizje të dehur nëpër qytet, në një kostum të improvizuar gorillë. Vëzhgimet nisën një interesim ndërkombëtar të mediave për Këmbëmadhin dhe qyteti i thjeshtë amerikan i goditur nga kohërat të vështira, filloi të lëvizte prej turistëve.
Nga rrënojat dalin dy armiq: një ushtar nga një botë tjetër, Keinani dhe një krijesë e etur për gjak e njohur si Muruen. Njeriu dhe përbindëshi kërkojnë të dy hakmarrje për dhunën që u krye kundër tyre. Ndërkohë që Murueni shkatërron botën vikinge, duke vrarë gjithçka që i del përpara, Keinani formon një aleancë me luftëtarët primitivë por të patrembur. Duke kombinuar teknologjinë e tij të përparuar me armët e hekurta të epokës së lashtë, heroi udhëheq një përpjekje të dëshpëruar për të vrarë përbindëshin, përpara se ai të shkatërrojë gjithçka.
Në shekullin e 28-të ushtari Miç Hanter udhëheq betejën kundër një ushtrie keqbërëse mutantësh.
Një rikthim spektakolar i filmit kult të 1982-shit me Arnold Schwarzenegger, kësaj radhe i risjellë sipas standardeve bashkëkohore të kinematografisë aksion nga regjisori Marcus Nispel, me aktorë kryesorë Thomas Dean Donnelly, Joshua Oppenheimer, Rachel Nichols dhe Ron Perlman. Pas vrasjes së prindërve, Konani ende fëmijë u shit si skllav. Por vitet kaluan, dhe tashmë burrë, ai do të rikthehet për t’u hakmarrë kundër magjistarit të lig që masakroi tribunë e tij.
Blejd formon një aleancë të pazakontë me këshillin e vampirëve për të luftuar kundër vampirëve 'Korrës' të cilët ushqehen me vampirë...
Që prej ardhjes së tij në fron, mbretëria e Mathajusit ka rënë. Tani një vrasës me pagesë, ai duhet ta mbrojë mbretërinë nga një tiran i keq dhe luftëtarët e tij hije për të rimarr lavdinë e dikurshme.
Pasi një demon i vogël zgjohet dhe shpëton nga nazistët, rritet dhe bëhet një mbrojtës kundër forcave të errësirës.
Historia e një djaloshi, i cili gjithë jetën kërkoi hakmarrje, vetëm se do ta gjej veten kundër diçkaje më të fortë se ajo që ka menduar.
Para se të bëhesh një polic duhet të shkosh në "Poker Night" ku duhesh të luash kundër disa policeve më të mirë që janë në biznes, pra qëllimi kryesor i kësaj loje është tregimi i jetës së tyre...