Xha Vanya është një histori që të zhyt në mendime dhe soditëse e disa miqve dhe të afërmve rusë që jetojnë në një pronë me mijëra pemë. E shkruar nga një nga dramaturgët më të mëdhenj të Rusisë, ajo trajton tema madhështore të jetës së qëllimtë, bukurisë, parave, dhe ekologjisë, edhe pse shfaqja është shkruar mbi 100 vjet më parë. Kjo shfaqje ka personazhe të mrekullueshëm dhe është e mbushur plot zgjuarsi dhe hijeshi.
Një njerkë e ardhshme do të kalojë pushimet me dy fëmijët e të fejuarit të saj në një fshat të largët. Ashtu si marrëdhëniet fillojnë të shkrijnë mes treshes, ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe të frikshme.
Një vajzë e re dhe e aftë profesionalisht nuk arrin të shpjegojë sjelljen e saj të çuditshme.
Vetëm sekonda pas ngjarjeve tek “Rrënimi”, Bilbo dhe grupi vazhdojnë të ngjiten në një mal thesari që ishte ruajtur prej shumë kohësh. Por me Gandalfin e Thinjur, i cili po përballej me disa armiq të vështirë, Hobiti mbetet në disavantazh kur ushtria brutale me orkë e drejtuar nga Azog Përdhosësi kthehet pas. Por me ushtritë e tjera, si ajo e kukudhëve dhe ajo e njerëzve të Qytetit në Liqen, të cilave nuk u besohet, vihen në provë nga tërbimi i Smogut, forca absolute e Azogut, dhe ushtria e plotë Sauronit plotësojnë sulmin. Me pak fjalë, ushtritë e besuar kanë dy zgjedhje: të bashkohen ose të vdesin. Por për më keq, Bilbo vihet në teh të thikës dhe e gjen veten duke luftuar me të gjithë forcën për shokët e tij xhuxhë, pasi shpresa për Mesin e Tokës ishte vënë e gjitha në duart e Bilbos. Gjëja e vetme “e shtrenjtë” për t’u dhënë fund të gjithave.
Pasi kaluan me sukses përtej - dhe poshtë - Maleve të Mjegullta, Thorini dhe Shoqëria e tij duhet të kërkojnë ndihmën e një të huaji të fuqishëm para se të përballen me rreziqet e Pyllit Mirkvud - pa patur Magjistarin e tyre. Nëse arrijnë të shkojnë në koloninë njerëzore të Lejktaunit, do të jetë koha për hobitin Bilbo Bagins të përmbushë kontratën e tij me xhuxhat. Kompania duhet ta përfundojë udhëtimin në Malin e Vetmuar dhe hajduti Bagins duhet të kërkojë Derën e Fshehtë që do t’i lejojë të hyjnë në territorin e dragoit Smog. Dhe ku ka shkuar vallë Gandalfi? Dhe cila është puna e tij sekrete në jug?
Bilbo Bagins hyn në një kërkim për të marrë mbrapa Mbretërinë e humbur të Xhuxhave të Ereborit nga dragoi i frikshëm Smog. Pasi afrohet papritmas nga Gandalfi i Hirtë, Bilboja e gjen veten në shoqërinë e trembëdhjetë xhuxhave të udhëhequr nga luftëtari legjendar, Thorin Okenshild. Udhëtimi i tyre do t'i çojë në Shkretëtirë, përmes tokash tradhtare të mbushura me goblinë dhe orkë, Uargë vdekjeprurës, Merimanga Gjigante dhe shtriganë. Edhe pse qëllimi i tyre gjendet në Lindje dhe në djerrinat e Malit të Vetmuar, ata më përpara duhet të shpëtojnë nga tunelet e goblinëve, ku Bilboja takohet me krijesën që do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën... Golumin.
Brenda një dite të vetme, qyteti i Silverton shkatërrohet nga një numër i paparë të tornadosh.