Kur një virus kërcënon të kthejë hibridet e huaja miqësore tani që jetojnë në tokë kundër njerëzve, Kapiteni Rose Corley duhet të drejtojë një ekip mercenarësh elitë në një mision në botën e huaj për të shpëtuar atë që ka mbetur nga njerëzimi.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.
Ky film gjurmon origjinën e armiqësisë së lashtë midis vampirëve aristokratë të njohur si Shpërndarësit e Vdekjes dhe skllevërve të tyre të dikurshëm, Likanëve. Në Epokën e Errët, një likan i ri me emrin Lusian (Sheen) shfaqet ndërkohë që një udhëheqës i fuqishëm grumbullon njerëzit-ujqër për t’u ngritur kundër Viktorit (Nighy), mbretit të pamëshirshëm vampir i cili i ka kthyer në skllevër. Lusiani bashkohet me të dashurën e tij sekrete, Sonjën (Mitra), në betejën e tij kundër ushtrisë së Shpërndarësve të Vdekjes dhe përpjekjes për të liruar Likanët.
Një qitës që jeton larg njerëzve në një shtëpi në mal është thirur përsëri në veprim pasi mësohet për një komplot për të vrarë presidentin. Por zbulon se i kanë ngritur kurth që ta fahësojnë për atë atentat. Ai shkon në kërkim për të gjetur vrasësin e vërtetë dhe për të gjetur se kush saktësisht e kishte futur në kurth, dhe pse…
Një skuadër po punon që të parandalojë një katastrofë që mund të zhdukë racën njerëzore.