Një festë në varkë del jashtë kontrollit, kur një vajzë adoleshente zbulon të kaluarën e errët të të dashurit të ri të nënës së saj.
Të bllokuar në një motel të shkretë në Nevada gjatë një stuhie të keqe shiu, dhjetë të panjohur njihen me njëri-tjetrin kur kuptojnë se po vriten një nga një.
Një komedi e bazuar në historinë e vërtetë të një ariu të zi amerikan, i cili gëlltiti gati 40 kg kokainë.
Dëshmoni krijimin e Toni Sopranos. Historia që zbulon anën njerëzore të Tonit, vështirësitë e tij dhe ndikimin që familja - veçanërisht xhaxhai i tij, Diki Moltisanti- kishte mbi të, duke u bërë bosi më ikonik i të gjitha kohërave.
Kur një shoumen në Las Vegas, Badi Izrael, kthehet në spiun dhe vendos të dëshmojë kundër Mafias, shumë njerëz vendosin që ai s'duhet të marrë më frymë...
Kumarxhiu Xheik Grin (Jason Statham) këtë herë i futet një loje që me shumë mundësi do të ketë pasoja vdekjeprurëse.
Xheki Kogan është një truprojë profesionist i cili kujdeset që disa rregulla të Mafies të qëndrojnë të respektuar... duke vrarë këdo që i shkel. Kur disa persona grabisin një lojë të madhe kumari që zhvillohej nën mbrojtjen e Mafies, Kogani do të marrë përsipër t'i gjejë dhe të rivendosë rendin në shoqërinë vendase.
Kur nuk ka më gjurmë për të ndjekur në vrasjen e një polici të fshehtë, një ish oficer i anti-drogës joshet për t'u kthyer përsëri në punë për ta zgjidhur këtë çështje...
Filmi ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika dhe ka fituar 6 çmime Oscar, midis të cilave atë të regjisë dhe filmit më të mirë. Nga rrëfimi i tridhjetë vjet jetë në mafie i të penduarit Henry Hill, paraqiten stile, mentalitete dhe rite të të universit mafioz italiano-amerikan nëpërmjet vrasjeve, kontrabandës, shpërndarjes së drogës, rrëmbimeve, burgosjeve, por edhe drekave, festave, grave, fëmijëve, të dashurave, dhe ish "miqve", midis të cilëve Janes Conway (Robert De Niro) dhe gjakatari Tommy De Vito (Joe Pesci).