Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postieri i papërgjegjshëm në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.
Grinçi dhe qeni i tij besnik, Maksi, jetojnë të vetmuar brenda një shpelle në malin Krampit. Kur kushët, që jetojnë pranë tij, vendosin të bëjnë Krishtlindjet më të mëdha dhe më të ndritshme, Grinçi i pakënaqur e kupton se ka një mënyrë për të fituar paqe dhe qetësi. Me ndihmën e Maksit dhe mes situatash gazmore e plot aventura, ai do të vendosë të vjedhë Krishtlindjen.