Skot Lang-u dhe Hope Van Dyne, së bashku me Henk Pym-in dhe Xhenet Van Dyne-n, eksplorojnë Perandorinë Kuantike, ku ndërveprojnë me krijesa të çuditshme dhe nisin një aventurë që shkon përtej kufijve të asaj që ata mendonin se ishte e mundur.
Pasi pushohet nga ekipi i softbollit të SHBA-së dhe ndihet sikur jeta e saj po pëson një rënie, Lisa e gjen veten në mes të një trekëndëshi dashurie, teksa një djalë i një kompanie në krizë konkurron me të dashurin e saj aktual, që luan bejsboll.
Kur një nënë e vetmuar dhe dy fëmijët e saj shpërngulen në një qytet të ri, këta të fundit zbulojnë se kanë një lidhje me Ghostbusters-at origjinalë dhe trashëgiminë sekrete që la pas gjyshi i tyre. Ndërsa Phoebe eksploron fermën, zbulon pajisje të njohura dhe madje një kërcënim të mbinatyrshëm, ajo gjen informacion për pemën e saj familjare. Megjithatë, sa më shumë mëson Phoebe, aq më shumë rritet përçarja midis vajzës dhe nënës, që e percepton shkencën si një humbje kohe...
Gazetarja, që po ngjit shkallët e karrierës, Alisona Skot, ndeshet me një pengesë serioze në jetën e saj, pasi kalon një natë me të papërgjegjshmin, Ben Ston. Pasi ngelet shtatzënë, jo vetëm vendos ta mbajë fëmijën, por edhe t'i japë Benit një mundësi për të qenë baba i denjë.
Një prezantues lajmesh pushohet nga puna e tij dhe pas një tentative të dështuar për vetëvrasje, atij i jepet një mundësi e dytë për të dhe miqtë e tij. Një mundësi të cilën e shfrytëzojnë në maksimum dhe bëjnë histori në televizion me mënyrën e tyre të veçantë të të prezantuarit në televizion.
Me dëshirën për të fituar një pozicion më të mirë në kompaninë e tij, Tim Konrad merr pjesën në darkën e tyre mujore, që ka si qëllim të shpall idiotin më të madh të mbrëmjes. Ai përballet me shumë të papritura, kur një këta njerëz të veçantë përfundon në jetën e tij.
Ndërkohë që Skot Lang përpiqet të gjej balancën midis të qenit një baba dhe një superhero, Houp Van Dajn dhe Doktor Hank Pim sjellin një mision urgjent, në të cilin Ant-Man duhet të bashkëpunoj me Grerëzën, për të zbuluar sekrete nga e shkuara e tyre.
Një lojtar i shquar i bejsbollit, Mo Berg punësohet si spiun nga Zyra e Shërbimeve Strategjike për të zbuluar bombën atomike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një banakier memec ndeshet me gangsterët e qytetit të tij, në një përpjekje për të zbuluar se çfarë ka ndodhur të dashurës së tij të humbur.
Një komedi e përqendruar në një idealist i cili nderhyn në jetët e tre motrave te tij.
Ben Benxhamin, një burrë të cilit i ka vdekur djali, do të bëhet kujdestar i një adoleshenti i cili vuan nga një sëmundje muskulore që e ka lënë të paralizuar.
Të tronditur nga pushimi i papritur nga puna, një çift nga Manhatani shikon për mundësi të tjera jetese dhe në fund vendosin të jetojnë në një komunë rurale ku mbizotëron dashuria e lirë...
Andi Stixer është 40 vjeç dhe punon si llogaritar në një dyqan me pajisje elektrike. Kolegët e tij e quajnë “të çuditshëm”: koleksionon ushtarë, lexon libra vizatimor, luan Nintendo, këndon karaoke në shtëpinë e tij, dhe ndjek rialiti shoun “Mbijetuesi”. Kur zbulojnë se nuk ka bërë kurrë seks në jetën e tij, përveç talljes, vendosin ta ndihmojnë. Mësimet kanë rezultat: Andi njeh dy femra, Trishën dhe Bethën. Trisha është një femër në moshën e tij, që do t’i zgjojë një dëshirë shumë të fortë erotike, por do t’i bëjë të qartë që pas dy fëmijësh dhe një martesë të dështuar, seksi është diçka që nuk i intereson. Betha është më e re dhe më e “dëshirueshme”. Pyetja është: a do t’ia dalë Andi të japë gjënë më të shtrenjtë që ka?
Piteri i shkatërruar, merr pushime për të suportuar ndarjen nga e dashura e tij, Sara, e cila është një yll televizioni. Por pa dijeninë e tij, Sara po udhëton për në të njëjtin vend së bashku me të dashurin e saj të ri. Shikoni filmin se çfarë ndodh!
Armatosur me një super-kostum dhe me aftësinë e habitshme që të tkurret nëpër shkallë duke u rritur në forcë, Scott Lang duhet të përqafojë heroin e tij të brëndshëm dhe të ndihmojë dr.Hank PYM për të realizuar një plan për të shpëtuar botën.