Në vitin 1973, kur Frenk Bledsoi dhe mbesa e tij 18-vjeçare, Beth, marrin një udhëtim nga Manhatani në Krekvill të Karolinës së Jugut për varrimin e babai të tij, papritur u bashkohet Ualidi, i dashuri sekret i Frenkut. Rrugëtimi i tyre merr një tjetër rrjedhë, mes paragjykimesh dhe të papriturash.
Si trashëgimtarja e vetme e Mbretit të Anglisë Uilliam, Viktoria adoleshente ndihet e zënë në kurth nga makinacionet politike të vetë familjes së saj. Mamaja e Viktorias do që ajo të firmosë një urdhër Regjence, ndërkohë që xhaxhai i saj në Belgjikë bën skemën e martesës së monarkes me Princin Albert, njeriu që do jetë dashuria e saj e jetës.
Kur një analist zbulon një informacion që mund t'i shkatërrojë të gjithë, lojtarët kyç (Kevin Spacey, Paul Bettany) të një firme investimesh ndërmarrin masa ekstreme për të kontrolluar dëmin.
Diku, në një restorant bëhet një betejë e paparë për të mbijetuar raca njerëzore. Kur Zoti e humbi besimin tek njerëzit, Ai dërgoi një ushtri me engjëj për ta shkatërruar këtë botë. Shpresa e vetme e njerëzimit ishte një grup të panjohurish që ishin të bllokuar në një lokal të vogël dhe të ndihmuar nga engjëlli kryesor Majkëll.
Një grua që ia mbath nga një bandë keqbërësish pranohet pa dëshirë nga njerëzit e një qyteti të vogël në Kolorado. Ajo pranon të punojë për ta si këmbim, por kupton se mbështetja e tyre ka një çmim, ndërkohë që sekreti i saj i rrezikshëm është afër...
Një prift shkel ligjin e kishës për të gjetur disa vampirë të cilët i kanë rrëmbyer mbesën.
Frank një turist i zakonshëm qe shkon ne Itali ne pushime për te shëruar një zemër e ti të thyer, pa pritmas takohet me Elisen një grua e jashtëzakonshme qe kalon me qellim ne rrugën e tij.