"Hajdutët": Një djalë pa emër i cili është mësuar nga e ëma që të vjedhë kërkon që me anë të "fitimeve" nga vjedhjet ta gjejë atë. Pasi shkon në një dyqan antikesh ai mund të ketë gjetur një pistë që mund ta çojë tek ajo, por më parë duhet të bëjë disa punë për pronarin e dyqanit, të cilat duhet t'i bëjë me një vajzë të cilës duhet t'i mësojë "zanatin".