Në Francë, përpara se Luigji XIV të ngjitej në fron, një baroneshë e re detyrohet të martohet kundër vullnetit të saj dhe kapet në një rrjetë tradhtie dhe vrasjesh, duke kërcënuar atë dhe të shoqin, të cilin e ka dashuruar thellë.
Në një të ardhme jo shumë të largët, pas një katastrofe globale që ka zhdukur pothuajse të gjithë njerëzimin në Tokë, një astronaute nga Kolonia Hapësinore Kepler duhet të marrë një vendim që do të vulosë fatin e njerëzve në të dy planetët.
Maniaku është kthyer dhe është edhe më i sëmurë dhe shqetësues se kurrë në këtë riprodhim fitues të shumë çmimeve të filmit klasik tmerrues të viteve ‘80. I vetmuari Frenk, i kalon ditët e tij duke restauruar manekine, por gjatë natës, ai bën një jetë të errët dhe shqetësuese. Që prej vdekjes të së ëmës, Frenku është përpjekur të ndrydhë dëshira vdekjeprurëse që e shtyjnë të kryejë krime çnjerëzore nën petkun e natës. Kur Ana, një studente e bukur franceze, hyn në jetën e tij, ata të dy formojnë një miqësi të papritur, por ndërsa Frenku mundohet të luftojë demonët e tij të brendshëm, nevojat e tij vetëm sa intensifikohen...