Një histori krize e martesës dhe identitetit të ish yllit të Hollywoodit Grejs Kelli. Gjatë një mosëmarrveshjeje politike mes princit Rainer III të Monakos dhe Çarls dë Gol të Francës, fillon pushtimi francez ndaj Monakos në fillim të viteve 1960’.
Një princ i ri viking fillon një kërkim për t'u hakmarrë për vrasjen e babait të tij.
Në vitin 1952, çifti i famshëm i Hollivudit Lucille Ball dhe Desi Arnaz përballen me pengesa personale dhe profesionale që kërcënojnë karrierën e tyre, marrëdhënien e tyre dhe shfaqjen e tyre të suksesshme televizive.
Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
E vendosur në Australinë veriore para Luftës së Dytë Botërore, një aristokrate angleze që trashëgon një fermë të zhurmshme, lidhet me një burrë vendasa në mënyrë që të mbrojë pronën e saj nga një komplot për t'ia marrë. Teksa ata të dy, transportojnë 2,000 krerë bagëti përmes një terreni të vështirë, ata përjetojnë edhe bombardimin e Darvinit nga forcat japoneze.
Për t'u ribashkuar me dashurinë e jetës gjatë Luftës Civile Amerikane, Inman, një ushtar i plagosur niset në një udhëtim të vështirë për të arritur Malin e Ftohtë...
Një grup grash dalin kundër drejtuesit të Fox News, Roger Alies dhe atmosferës toksike që ai kishte krijuar.
Teodor Deker ishte 13 vjeç kur mamaja e tij u vra në një sulm me bombë në muzeun e arteve Metropolitan të Nju Jorkut. Tragjedia ndryshon drejtimin e jetës së tij, duke e dërguar në një rrugë faji, shpagimi dhe dashurie. Me vete e shoqëron copëza e vetme e shpresës e mbetur nga ajo ditë e tmerrshme, piktura e një zogu të vogël.
Një grua që jeton në shtëpinë e vjetër të mbuluar nga errësira me dy fëmijët e saj alergjikë ndaj dritës, është e bindur që shtëpia e saj është e pushtuar nga shpirtrat.
Një psikiatre në Uashington D.C., zbulon origjinën e një epidemie të tmerrshme jashtë-tokësore dhe se djali i saj i vogël është mënyra e vetme për ti shpëtuar asaj.
Një vështrim sa komik dhe aq dramatik i marrëdhënies mes Filipit, një pasaniku tetraplegjik dhe Dellit, një i papunë me dosje kriminale që punësohet për të qenë ndihmësi i tij.
Një aliene që po bën një tur në galaksi me llojin e saj takon nje grup të rinjsh në Angli që do ndryshojnë fatin e tyre.
Kajli dhe Sara Miller i kanë të gjitha: një vilë të stërmadhe, makina luksoze dhe potencialin për të patur romancë në marrëdhënien e tyre. Ai sapo është kthyer nga një udhëtim pune dhe vajza e tyre Eivëri del fshehurazi për të shkuar në një festë, kur katër kriminelë të veshur me uniforma sigurie dhe maska skish hyjnë brenda në shtëpi. Ata duan çfarë ka brenda në kasafortë: para dhe diamante. Gjatë orëve në vazhdim, historitë e katër grabitësve si edhe të gabimeve në martesën e Kajlit dhe Sarës hyjnë në lojë. A ka vend këtu për heroizma?
"Mashtrimi" : Mbërritja e papritur e një ushtari të plagosur të Unionit në një shkollë vajzash në Virxhinia gjatë Luftës Civile çon në xhelozi dhe tradhti...
"The Paperboy" zhvillohet në jugun e Amerikës me protagonist një gazetar ambicioz dhe egoist , i cili, me ndihmën e vëllait të tij më të vogël përpiqet të vërtetojë pafajësinë e një të dënuari me vdekje i cili akuzohet për vrasjen e sherifit vendas, duke shpresuar të fitojë çmimin Pulitzer. Gjërat ndërlikohen kur një femër joshëse, Sharlota, e cila, edhe pse nuk e njeh të dënuarin, mban me të korrespondencë dhe janë tashmë të fejuar. Sharlota zhvillon një lidhje të veçantë me Xhekun, vëllain e gazetarit, ndërsa e ngacmon vazhdimisht në mënyrë seksuale. Ndërsa hetimi vazhdon, të dhënat ngatërrohen, tonet e zërit ngrihen dhe sekretet - si edhe fiksimet - e karakterëve, dalin në sipërfaqe.
Pasi babai i Indisë vdes në një aksident automobilistik, xhaxhai i saj Çarli, i cili ajo nuk ka ditur kurrë që ekzistonte, vjen të jetojë me të dhe mamanë e saj të paqëndrueshme emocionalisht. Menjëherë pas mbërritjes së tij, ajo fillon të dyshojë se ky njeri joshës dhe misterioz ka qëllime të tjera, por në vend që të ndihet e zemëruar ose e frikësuar, kjo vajzë pa shokë sa vjen e magjepset më shumë prej tij.
Në një univers paralel, Lara Belakua udhëton në veri për të shpëtuar disa fëmijë që janë rrëmbyer nga një organizatë e mistershme.
Filmi tregon historinë e jashtëzakonshme të një 5 vjeçari, Sarusë, që përfundon gabimisht në një tren dhe humbet në Kalkutë. Jeta e tij ndryshon tërësisht kur ai adoptohet nga një familje australiane, por gjithmonë vazhdon të mendojë për mamanë, vëllain e motrën e tij në Indi. Shumë vite më vonë, tanimë i rritur, nxitet nga miqtë dhe e dashura që të kërkojë familjen e tij duke përdorur programin Gugëll Ërth. Një histori e vërtetë që të emocionon, një udhëtim në kërkim të përgjigjeve që e kanë ndjekur për 25 vjet.
Një grua që ia mbath nga një bandë keqbërësish pranohet pa dëshirë nga njerëzit e një qyteti të vogël në Kolorado. Ajo pranon të punojë për ta si këmbim, por kupton se mbështetja e tyre ka një çmim, ndërkohë që sekreti i saj i rrezikshëm është afër...
Christian, një shkrimtar i varfër, shkon ne Paris ne vitin 1899 dhe, shkon ne Moulin Rouge, dashurohet me Satinen, një grua e bukur, qe ekspozohet ne lokal. Pas një keqkuptimi Satina mendon se ai është duka i Monroth. Christian punësohet që të shkruaje një shfaqje ku si protagoniste kryesore do jete Satina.
Historia e vërtetë e Maxwell Perkins gjatë kohës kur ishte redaktor ne "Scribner" dhe ku krijoi një miqësi të veçantë me Thomas Wolfe, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald dhe shumë të tjerë.
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis. Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin...
Një doktor nga Nju Yorku, i cili është i martuar me një mirëmbajtëse artesh e shtyn veten në një odise te rrezikshme seksi dhe morali pasi gruaja e tij pranon se njehere për pak sa nuk e ka tradhtuar.