Për të zbuluar nëse realiteti ku po jeton është fizik, apo mendor, zoti Anderson, i njohur si Neo, do të duhet të bëjë edhe një herë të njëjtën zgjedhje: ndjekjen e lepurit të bardhë. Tashmë, ai është i ndërgjegjshëm se zgjedhja, megjithëse iluzion, mbetet e vetmja rrugëdalje për t’u futur në Matrix, apo për të dalë prej tij. Neoja tashmë e di se çfarë duhet të bëjë, por ajo që ai ende nuk e di është se Matrixi është më i fortë, më i sigurt dhe shumë më i rrezikshëm se më parë...
Një baba i tregon vajzës së tij aventurat e fëmijërisë së tij, të viteve ’80, ndërsa ndiqte ëndrrën e tij për të patur një Nintendo të tijën për Krishtlindje…
Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.
Gjatë fluturimit të tyre për në Amsterdam, Haroldi dhe Kumari ngatërrohen për terroristë dhe dërgohen në Gjirin e Guantanamos... Por jo për një kohë të gjatë. Ata arratisen dhe nisen për një udhëtim përgjatë vendit për të spastruar emrat e tyre dhe për të fituar zoçkat! Por si fillim duhet të tregohen më të zgjuar se agjentët federalë, t'i shmangen Klanit dhe të sigurojnë ndihmën e njërit që mendon se është Neil Patrick Harris. Është një xhiro e egër me më të kërkuarit e Amerikës dhe më të droguarit!
Në pesëvjetorin e martesës, Nick Dunne denoncon zhdukjen e gruas së tij. Por pas një hetimi dhe këmbënguljes së vazhdueshme të medias, ai e sheh veten në mes të dyshimeve. A e vrau Nick gruan e tij apo është vetëm një i pafajshëm?