Frenki, një vajzë e re e dhënë pas mediave sociale, gjen një mënyrë për t’u bërë e famshme në internet pasi fillon të filmojë video me një të huaj karizmatik. Por kjo vazhdon deri në momentin që ana e errët e famës në internet kërcënon t’i shkatërrojë që të dy ata.
Një i ri amerikan, me origjinë norvegjeze, zbulon papritur se zotëron fuqi të mbinatyrshme, të cilat i kanë bazat në mitologjinë e vendit. Udhëtimi i tij në tokën e të parëve, do të shndërrohet në një aventurë misterioze, në kërkim të së vërtetës...
Kur ndalesa rutinë e një makine, rezulton në vdekjen e pashpjegueshme dhe mizore të kolegut të saj polic, Reneja është e vetmja që arrin të shikojë pamjet e incidentit. Ndërsa sulmet ndaj policëve shtohen, ajo përpiqet të kuptojë forcën e mbinatyrshme që qëndron pas tyre.
Një ushtar i ri amerikan në Afganistan, i shqetësuar nga sjellja e komandantit të tij përballet me një dilemë morale.
Pas një nate të mbushur plotë me aventura, vajza që Kuentini kishte dashur gjatë gjithë jetës së tij, Margo, zhduket, duke lënë pas gjurmë që Kuentini dhe shokët e tij i ndjekin ku së shpejti do ta shohin veten në një udhëtim që do të jetë udhëtimi i jetës së tyre.
Hejzëlli dhe Gasi janë adoleshent që ndajnë mes vete shumë të përbashkëta, dhe dashurinë që i përfshinë gjatë udhëtimit në Amsterdam. Ata së pari takohen në një grup mbështetës kundër kancerit, ku njëkohësisht që të dy vuajnë nga ajo sëmundje. Bazuar në novelën më të shitur të "The New York Times" vjen njëra nga dramat më të mira dhe më emocionale të vitit 2014. Që të dy, duan fortë librin "Vuajtje Perandorake" dhe si të tillë nisen për në Amsterdam për ta takuar autorin e librit ku edhe bien në dashuri. Shikojini sfidat që do t'i kalojnë Hejzëlli dhe Gasi, sepse është vërtetë film që nuk duhet humbur.
Bazuar në mangan e famshme japoneze të shkruar nga Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata, Blloku i Vdekjes tregon historinë e një studenti në shkollë të mesme i cili gjen një bllok me fuqi mbinatyrore dhe zbulon fuqitë e tij të mëdha. Nëse mbajtësi i bllokut shkruan në të emrin e një personi duke patur në mendje fytyrën e tij ose të saj, ai ose ajo do të vdesë. I dehur nga fuqitë e tij, djaloshi i ri fillon të vrasë ata që ai mendon se nuk e meritojnë të jetojnë.
Në Kaliforni, në vendin e mollëve, 900 punonjës sezonalë u ngritën “në betejë të dyshimtë” kundër pronarëve të tokës. Grupi vazhdon një jetë më vete, më të fortë sesa ajo e anëtarëve individualë të tij dhe më të frikshme. E drejtuar nga Xhim Nolani, greva bazohet në idealizmin tragjik, në “kurajën për të mos u nënshtruar apo dorëzuar kurrë.” Botuar në vitin 1936, libri "Në Betejë Të Dyshimtë" konsiderohet si vepra e parë e madhe e autorit fitues të çmimit Pulitzer, Xhon Stajnbek.
Gjimnazisti Ed Uollis pasi transferohet në një qytet të ri bashkë me mamanë, hyn në shoqëri me fqinjin e tij, Eshbi, një ish vrasës i CIA-s të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj për të jetuar.