Një djalë i vetmuar obez që të gjithë e quajnë "Gjalpi" është gati të shkruajë historinë. Ai do hajë pa pushim derisa të vdesë, drejtpërdrejtë në internet, dhe të gjithë janë të ftuar ta shikojnë. Kur ai bën për herë të parë njoftimin në internet për shokët e tij të klasës, Gjalpi pret keqardhje, fyerje dhe indiferencë të plotë. Ajo që ai merr është inkurajimi i fortë i planit të tij vdekjeprurës. Kjo është historia e Gjalpit dhe e vaktit të tij të fundit.
“I lutem Zotit ç’do ditë që ta ç’bëjë.” Kjo ishte dëshira e detektivit Xhek Radklif, pas një tragjedi e tmerrshme shkatërroi familjen e tij. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe Xhek kupton që mund të ketë dhe një mundësi tjetër për të shpëtuar njerëzit e tij të dashur.
Disa vjet pasi kurseu burrin që i vrau djalin, ish rreshteri i policisë Barnsi është bërë kreu i sigurimit të senatores Çarli Roan, kandidate për Presidente, e cila është shenjestër e Spastrimit si pasojë e betimit të saj për ta hequr këtë ditë.