Detektivi i famshëm Hercule Poirot që jetonte i vetëm në Venecia, ftohet nga mikesha e tij për të marrë pjesë në një seancë spiritualizmi në një pallat të shtriguar dhe atje përfshihet në dy vrasje të mistershme të cilat padyshim që i ka kryer një nga të ftuarit, dhe që Poirot duhet ta gjejë me patjetër.
Një emigrante e moshuar kineze përfshihet në një aventurë të çmendur, ku ajo e vetme mund të shpëtojë botën duke eksploruar universe të tjera që lidhen me jetët që ajo mund të kishte bërë.
Bazuar në një bestseller global, kjo komedi romantike bashkëkohore tregon historinë e njujorkezes Rejçëll Çu me të dashurin e saj pasanik nga SIngapori, Nikun. A mund të bashkëjetojë dashuria me paranë?
Ikona e filmave aksion të Hong kongut Michelle Yeoh luan së bashku me yllin amerikan të aksionit Vin Diesel në këtë thrilet fantastiko-shkencor që tregon për një murgeshë që ka për detyrë të kujdeset për një vajzë të re e cila mund të jetë mbartëse e një virusi vdekjeprurës. Një veteran i kthyer në mercenar (Vin Diesel) bie dakort ta shoqërojë vajzën nga Rusia në Amerikë, duke mos e ditur që ajo është streha e një organizmi që një kult do ta kthejë në një Profet të modifikuar gjenetikisht.
Dy shokë, ish-murgj në Shaolin, ndajnë rrugët e tyre teksa shohin rebelimin ndaj qeverisë. Më ambiciozi ngrihet për tu bërë një komandant i fuqishëm në ushtri, ndërsa shoku i tradhtuar fillon të mësojë mënyrën e qetë të Tai Çi-së.
Për të zbuluar një kartelë droge, Inspektori Çan Çia Çu, shkon si i agjent sekret në një burg kinez. Atje ai fiton besimin e një pjestari të katelëes së drogws, Pantherit duke e nxjerrë atë nga burgu. Më pas, së bashku me një agjente tjetër sekrete, shkojnë në Hong Kong ku pranohen nga lideri i bandës, por gjithçka ndryshon kur identiteti i Çan Çia Cusë zbulohet aksidentalisht nga e dashura e tij.
I bazuar në romanin shumë të famshëm në të gjithë globin të Arthur Golden, “Kujtimet e një Geishe” është një film epik i vrullshëm dhe romantik që tregon një botë misterioze dhe ekzotike që bën akoma një magji të fortë edhe në ditët e sotme. Historia fillon kur një fëmijë japonez i varfër ndahet nga familja e tij për të punuar si shërbëtore në një shtëpi Geishash. Pavarësisht nga një rivale e pabesë që për pak sa nuk i thyhen shpirtin, vajza lulëzon dhe bëhet Geisha legjendare Sajuri (Ziyi Zhang). E bukur dhe e përkryer. Sajuri magjeps burrin më të fuqishëm të kohërave të saj, por ajo është e përhumbur në dashurinë e saj të fshehtë për të vetmin mashkull që s’mund të ketë (Ken Watanabe).