Melani Parker është një arkitekte që duhet të bëjë një prezantim shumë të rëndësishëm. Xhek Tejlor është një reporter që kërkon të gjejë një garantor për historinë e tij. Të dy janë prindër të divorcuar, fëmijët e të cilëve, përkatësisht Sami dhe Megi, humbasin autobusin për një udhëtim. Të mbetur me fëmijët e tyre në një ditë kaq të vrullshme, Parker dhe Tejlor vendosin të lënë mënjanë grindjet e tyre dhe të bashkëpunojnë për detyrat e kujdesit për fëmijët, por fëmijët e tërbuar nuk ua bëjnë të lehtë.
Ben dhe Kejt janë në një krizë të madhe martesore pas 15 vitesh, dhe pasi dërgojnë fëmijët në kamp veror, planifikojnë të ndahen. Por, dashuria e tyre është më e fortë se çdo gabim apo problem gjatë jetës familjare dhe dashuria për fëmijët e mposht çdo mendim për ndarje.
Një ish tregtar droge nga Los Anxhelos përpiqet të rregullojë jetën e tij por e shkuara dhe lidhjet me botën e mafies e sjellin në fokusin e policisë amerikane, asaj meksikane dhe karteleve të drogës.
Marinsja LouAnne Johnson lë pas jetën ushtarake dhe bëhet mësuese, por vuan që të fitojë respektin e nxënësve të saj në një shkollë të egër të qytetit, ku e caktojnë në njërën prej klasave.
Një vejushë e shtresës së lartë amerikane dhe djali i saj i llastuar shpërngulen në Paris pasi ajo harxhon paratë e fundit të trashëgimisë së burrit të saj.
Një film biografik për Berni Medof, i cili ngriti firmën piramidale më të madhe të njohur në histori, duke shkaktuar dëme prej 65 bilionë dollarë.
Familja Manxoni, nga një fis i mafies famëkeqe, shpërngulet në Normandi, Francë nën programin e mbrojtjes së dëshmitarit, ku përshtatja kthehet në sfidë duke mposhtur zakonet e tyre të vjetra.
Njeriu me shenjë: Riprodhim i një prej filmave klasikë Hollivudianë të vitit 1932. Toni Montana është një emigrant kubanez, ambicia e të cilit do ta cojë në luftë mes organizatave dhe trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Majemi, e deri në krijimin e vetë perandorisë së tij. I cilësuar si një nga 100 filmat më të mirë të të gjitha kohërave.
Një vampir i burgosur, Barnaba Collins, është liruar dhe kthehet në shtëpinë e tij stërgjyshërore, ku pasardhësit e tij jofunksionalë kanë nevojë për mbrojtjen e tij…