Larry Gopnik, një profesor i Midwesternit, është i frustruar me ngjarjet e papritura që i trazojnë jetën. I hutuar dhe i etur për të deshifruar shkakun e këtyre incidenteve, a do të mundet ai të ketë sukses?
Një shkrimtare e famshme e zhanrit horror gjen frymëzim për librin e saj të ardhshëm pasi ajo dhe burri i saj ftojnë në shtëpi një çift të ri.
Në fushë, ai luftoi 'Luftën e Ftohtë'. Në mendjen e tij, ai luftoi çmendurinë e tij. Një film i përshtatur në kohën kur "Kampioni Amerikan i shahut Bobby Fischer" përgatitet për një ndeshje legjendare kundër rusit Boris Spassky.
Në Italinë Veriore, në vitin 1983, shtatëmbëdhjetëvjeçari Elio fillon një marrëdhënie me Oliverin, ndihmësin e babait të tij, me të cilin ai afrohet prej seksualitetit të tij në zhvillim, trashëgimisë së tyre hebraike dhe peizazhit italian.
Gjithçka ndryshon kur një njeri është dëshmitar i një vrasje e cila ndodh në qytetin e ti rural në Kat Benk.
Kur 12 anije aliene misterioze shfaqen në vende të ndryshme rreth botës, profesoresha e gjuhës Luiz Benks merr përsipër detyrën e interpretimit të gjuhës së vizitorëve alienë.
Marti, një shkrimtar që përpiqet të nxjerrë bukën e gojës, ëndërron që një ditë të mbarojë skenarin që po shkruan. E vetmja gjë që i nevojitet është përqendrim dhe frymëzim. Shoku i tij i ngushtë, Billi, një aktor i papunë dhe herë pas here hajdut qensh, dëshiron që ta ndihmojë me çdo mënyrë. Çarli është një gangster psikopat, qenin e të cilit e vodhën Billi dhe Hansi. Me karaktere të tillë duke e rrethuar, Marti do të marrë frymëzimin për të cilin ka nevojë, por që ta shkruajë skenarin, duhet më parë të arrijë të qëndrojë gjallë.