Pas një dështimi gati fatal, një vrasës serial strategjik pa skrupuj apo keqardhje lufton në një gjueti ndërkombëtare.
Një vështrim se si marrëdhënia intensive midis Carl Jung dhe Sigmund Freud lindi psiko-analizën.
Pas një fëmijërie të vetmuar, Xhein Eir del në jetë si guvernante. Gjatë kohës që jeton e qetë në Vilën Thornfild, ajo njihet me pronarin misterioz, të ftohtë dhe të paparashikueshëm të shtëpisë, Z. Roçester. Xhein dhe punëdhënësi i saj bëhen miq të mirë dhe shumë shpejt ajo e gjen veten të dashuruar me të. Më në fund duket sikur lumturia e gjeti Xheinin, por a do ta shkatërroi përgjithmonë atë sekreti i tmerrshëm i Z. Roçester?
Gjithçka ndryshon për 15 vjeçaren Mia, kur e ëma i sjell në shtëpi të dashurin e saj e të ri.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Një avokat gjendet ngushtë kur kapet midis një trafiku droge.
Në vitin 1962 qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ndihmën e mutantëve me superfuqi për të ndaluar një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur për të filluar Luftën e Tretë Botërore.
Detektivi Herri Hol heton zhdukjen e një gruaje, shalli i të cilës gjendet i lidhur pas një plaku dëbore me pamje ogurzezë.
Një grup i ndarë prej ushtarëve romak luftojnë për jetën e tyre, pasi legjioni i tyre asgjësohet nga një sulm shkatërrues.
Ekipi i një anijeje koloniste, drejtuar në një planet të largët, zbulon një parajsë të paeksploruar me një kërcënim përtej imagjinatës së tyre dhe duhet të tentojnë një arratisje pikëlluese.
Dy histori dashurie të ndërthurura. Fiksimi dhe tradhëtia në skenat e muzikës së Austin, Teksas.
Një ekip hulumtuesish ka zbuluar një çelës për origjinën e njerëzimit në Tokë dhe nisen për një udhëtim në qoshet e errëta të Universit. Atje, ata duhet të luftojnë një betejë të tmerrshme për të shpëtuar të ardhmen e racës njerëzore.
Kur Kallum Linç eksploron kujtimet e paraardhësit të tij, Agilarit, dhe fiton aftësitë e një Vrasësi Mjeshtër, ai zbulon që është pasardhës i shoqërisë sekrete të vrasësve.
Me shfaqjen e mutantit të parë në botë, Apokalipsi, X-Men duhet të bashkohen për të mposhtur planin e tij të zhdukjes...
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Stiv Xhobsi na përfshin në prapaskenat e revolucionit dixhital, për të pasur një imazh të njeriut në epiqendrën e tij. Historia shpalos prapaskenat e lançimit të tre produkteve, që përfundojnë në vitin 1998 me zbulimin e iMac-ut.
Makbethi, Baroni i Glamisit, merr një porfeci nga një treshe shtrigash, se një ditë ai do të bëhet mbreti i Skocisë. I etur nga ambicia dhe i nxitur të veprojë nga bashkëshortja e tij, Makbethi vret mbretin e tij dhe arrin të marrë fronin.
'West Slow' (Perëndimi i Ngadaltë) ndjek një djalë 16-vjeçar në një udhëtim, në Amerikën e shekullit të 19, në kërkim të gruas që do, i shoqëruar nga udhëtar misterioz.
Eden Lake, është një nga filmat thriller më provokues dhe të tmerrshëm. Xheni dhe Stivi janë dy të rritur të cilët vendosin të kalojnë një fundjavë në një zonë të Anglisë e cila quhet: Liqeni i Parajsës. Ardhja e një bandë të rinjësh e thyen këtë magji, duke mërzitur çiftin me zhurma. Situata përkeqësohet në mënyrë drastike kur grupi merr makinën e Stivit dhe detyron çiftin për t'i ndjekur që të përballen me ta. Pasojat e këtij zemërimi do të shndërrohen krejt papritur në një makth pa fund.
Në qytetin e Nju Jorkut, Brandoni bën një jetë private duke kënaqur varsinë e tij ndaj seksit. Gjithçka do të ndyshojë kur motra e tij Sissy e viziton pa e njoftuar.