E mërzitur me martesën e saj me një mjek fshati dhe e mbytur nga jeta në një qytet të vogël, Ema Bovari, ndjek ëndrrat e saj pasionante pavarësisht se sa mund ti kushtojnë ato.
Një çift strehohet ne ishullin qe frymëzoi Ingmar Bergman, të cilët shkruanin skenare për filmat e tyre te ardhshëm kur kufiri mes realiteti dhe trillimit behet i mjegullte.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Alice kthehet në botën magjike nga aventura e saj e fëmijërisë, ku ajo ribashkohet me miqtë e saj të vjetër dhe mëson për fatin e saj të vërtetë: t'i japë fund mbretërimit të terrorit të Mbretëreshës së Kuqe.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
Një muzikant në depresion ribashkohet me të dashurën e tij. Romanca e tyre, e cila ka zgjatur për disa shekuj me rradhë, ndikohet nga vizita e motrës së saj e cila është e pakontrollueshme.
Një mama shumë e sëmurë mbledh familjen bashkë, për herë të fundit, para se ajo të vdesë.
Në qytetin e Bregdetit, Xhudi dhe Panç përpiqen të rikthejnë në skenë shfaqjen e tyre me marioneta. Shfaqja arrin suksesin për shkak të talentit të Xhudit, por ambicia e tepruar e Pançit rezulton në një tragjedi, për të cilën Xhudi vendos të hakmerret.
Pas një fëmijërie të vetmuar, Xhein Eir del në jetë si guvernante. Gjatë kohës që jeton e qetë në Vilën Thornfild, ajo njihet me pronarin misterioz, të ftohtë dhe të paparashikueshëm të shtëpisë, Z. Roçester. Xhein dhe punëdhënësi i saj bëhen miq të mirë dhe shumë shpejt ajo e gjen veten të dashuruar me të. Më në fund duket sikur lumturia e gjeti Xheinin, por a do ta shkatërroi përgjithmonë atë sekreti i tmerrshëm i Z. Roçester?
Në Perëndimin e Largët të rreth viteve 1870 një i ri amerikan merr një udhëtim për t'u martuar me të dashurën e zemrës, duke përfshirë dhe një pastor të ri i cili do celebrojë dasmën. Por gjërat shkojnë në rrjedhën e kundërt nga çfarë ishin menduar.
Pasi babai i Indisë vdes në një aksident automobilistik, xhaxhai i saj Çarli, i cili ajo nuk ka ditur kurrë që ekzistonte, vjen të jetojë me të dhe mamanë e saj të paqëndrueshme emocionalisht. Menjëherë pas mbërritjes së tij, ajo fillon të dyshojë se ky njeri joshës dhe misterioz ka qëllime të tjera, por në vend që të ndihet e zemëruar ose e frikësuar, kjo vajzë pa shokë sa vjen e magjepset më shumë prej tij.
Liza kthehet në Botën e Çudirave dhe udhëton pas në kohë për të ndihmuar Kapelabërësin e marrë.
Idith, një vajzë e re nga Amerika bie në dashuri me Tomas Sharp. Pasi ajo shkon të jetojë në shtëpinë e tij zbulon shumë të vërteta dhe sekrete të tmerrshme. Pas kësaj forcohet edhe besimi i saj në ekzistencën e fantazmave.