Në Barrou të Alaskës, dielli nuk del për 30 ditë të tëra në stinën e dimrit. Kur qyteti ul qepenat, shumica e njerëzve që vendosën të qëndrojnë, vriten në mënyrë misterioze brenda pak kohe. Gjahtarë të panjohur presin çdo mënyrë komunikimi dhe dalje nga qyteti. Në tmerrin që vazhdon, një skuadër me njerëzit e mbijetuar, të drejtuar nga një çift i ri që janë dhe sherifat e qytetit, do të mundohen të qëndrojnë gjallë deri sa drita e diellit të kthehet.
Një seri vrasjesh po ndodhin në qytet. Disa prej viktimave kanë të gdhëndur në trup e tyre një ekuacion të çuditshëm (WAZ). Ky ekuacion detyron çdo viktimë të sakrifikojë veten ose të dashurit e tyre. Policia duhet ta zbulojë këtë vrasës, para se ai/ajo të arrijë në fund të ekuacionit. A do të mundet detektivi Edi Argo t’i japë fund këtyre vrasjeve?
I bazuar në historinë e vërtetë të Xhorxh dhe Kathi Lax, Tmerri i Amitvillit qëndron ende një nga historitë më të frikshme për shkak të një fakti të vogël që ka ndodhur në të vërtetë. 28 ditë pasi u shpërngulën në atë shtëpi, familja Lax e braktisi banesën, duke qenë me fat që ikën që andej të gjallë. Tani, 30 vjet pas ngjarjeve tronditëse që frymëzuan romanin më të shitur dhe një nga filmat më të famshëm horror të të gjitha kohërave, ejani të vizitoni sërisht shtëpinë nga e cila filloi gjithçka: Tmerri i Amitvillit.
Historia rrotullohet rreth pasagjerëve të një udhëtimi me "jaht" në Oqeanin Atlantik, të cilët teksa përballen me kushte misterioze të motit, hidhen tek një anije tjetër, duke sjellë kështu shkatërrim në det të hapur.
Pas një aksidenti, një grup me turistë te rinj ngecin në një qytet i cili ka një të fshehtë të frikshme.
Një grup Alpinistë në malet Skoceze zbulojnë një vajzë të rrëmbyer dhe ndiqen nga rrëmbyesit.