Në Xheorxhian rurale të vitit 1977, një vajzë e pakënaqur ëndërron jetën në hapësirë. Kur një konkurs i ofron asaj një shans për t'u regjistruar në "Regjistrimin e Artë" të NASA-s, ajo rekruton një grup të improvizuar, duke bere miqësi që zgjasin një jetë.
Pas vdekjes së babait të tij, një djalë që rritet në një koloni minierash hënore bën një udhëtim për të eksploruar një krater legjendar, së bashku me katër miqtë e tij më të mirë, përpara se të zhvendoset përgjithmonë në një planet tjetër.
Kur një nënë e vetmuar dhe dy fëmijët e saj shpërngulen në një qytet të ri, këta të fundit zbulojnë se kanë një lidhje me Ghostbusters-at origjinalë dhe trashëgiminë sekrete që la pas gjyshi i tyre. Ndërsa Phoebe eksploron fermën, zbulon pajisje të njohura dhe madje një kërcënim të mbinatyrshëm, ajo gjen informacion për pemën e saj familjare. Megjithatë, sa më shumë mëson Phoebe, aq më shumë rritet përçarja midis vajzës dhe nënës, që e percepton shkencën si një humbje kohe...
Jeta e Laki Preskot ndryshon përgjithmonë kur ajo largohet nga shtëpia e saj në qytet drejt një fshati të vogël, ku miqësohet me një kalë të egër të quajtur Spirit.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Kur një tragjedi ndodh në shkollën e vajzës së tij, një burrë detyrohet të vërë në dyshim gjithçka që ai mendonte se e dinte për të bijën 9-vjeçare. Dalëngadalë fillon të dyshojë se vajza e mbarë që e do aq shumë, nuk është edhe aq e pafajshme...
Një nënë shpërngulet bashkë me tre fëmijët e saj, në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat.