Një tregim i familjes, miqësive dhe tradhëtisë në botën e dhunshme të popullit të Filadelfias.
Dris dhe Manuel janë dy miq fëmijërie që përfundojnë duke ndjekur shtigje të kundërta: Manuel zgjodhi jetën e banditëve, ndërsa Dris bëhet polic. Kur marrëveshja më e madhe e Manuel shkon gabim, ata takohen përsëri dhe kuptojnë se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin për të mbijetuar në botët e tyre.
Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
Pushimet e një ylli të rrokut dhe të dashurit të saj prishen nga një vizitë e papritur e një miku të vjetër dhe vajzës së tij.
Fermeri austriak Frans Jegersteter përballet me kërcënimin e ekzekutimit, sepse refuzon të luftojë për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dilema e një njeriu mes së mirës dhe të keqes, mes të drejtës dhe kompromisit… ndërkohë që në lojë është dhe jeta e familjarëve të tij të pashpresë.
Historia e Roman Kolmanit, një i burgosur i dhunshëm, të cilit i është dhënë mundësia të marrë pjesë në një program terapie rehabilitimi për stërvitjen e kuajve të egër Mustang.
Bazuar në katastrofën e vitit 2000, kur në nëndetësen “Kursk” K-141 vdiqën 118 marinarë rusë. Nëndetësja u mbyt gjatë një stërvitjeje detare ruse në Detin Barent, pas shpërthimeve brenda saj. Njëzet e tre marinarë mbijetuan pas përplasjes dhe pritën me dëshpërim ndihmë, ndërsa oksigjeni i tyre shteronte minutë pas minute.
Balerina Dominika Egorova është rekrutuar në 'Shkollën e Harabelave', një shërbim sekret rus, ku është e detyruar të përdorë trupin e saj si armë. Misioni i saj i parë, duke synuar një agjent të C.I.A.-s, mund të cenojë sigurinë e dy kombeve.
Historia e dashurisë e Xhixhit, një gangster që merret me vjedhjen e bankave dhe Bibit, një vajze të re që është pilote garash me makina.
I vendosur në krye të përkujdesjes së djalit të tij, Alani largohet nga Belgjika për të shkuar të jetojë me motrën e tij dhe burrin e saj si një familje. Lidhja e Alanit me Stefaninë, një stërvitëse balenash vrasëse, bëhet edhe më e thellë pasi Stefania pëson një aksident të tmerrshëm.
Vinsenti, një ushtar i sapo ardhur nga Afganistani, vuan nga një çrregullim stresi. Atij i caktohet detyra të mbrojë Xhesikën, gruan e një biznesmeni.
Fermeri Xheki, fillon një marrëveshje të dyshimtë me një mafioz famëkeq. Por pasi vritet një agjent federal dhe shfaqet një grua nga e kaluara e tij traumatike, Xheki duhet të përballet me pasoja të vendimeve të tij.
Në Anglinë e periudhës Viktoriane, e pavarura dhe kokëforta znj. Everdin, arrin të tërheqë tre kandidatë shumë të ndryshëm nga njëri - tjetri: Gabriel Oak, një çoban; Frank Troi-n, një rreshter i pamatur; dhe Uilliam Bolldud, një beqar i suksesshëm dhe i pjekur.