Historia e kësaj drame dhe komedie sillet rreth : Aventurat e Gustave H, një portier legjendar në një nga hotelet e famshme evropiane , në periudhën mes dy luftërave. Së bashku me mikun e tij Zero Moustafa, ata gjenden të përfshirë në vjedhjen e një pikture të famshme...
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Misioni i tij i ri fillon me detyrën e re për Bondin që të mos bënte asnjë hakmarrje personale. Pasi zbulon se një organizatë sekrete kishte kapur Vesper, e që një llogari bankare i përket një agjenti M16 të korruptuar në Haiti, Bond falë edhe ndihmës së Kamilës, një grua e etur për hakmarrje, njihet me Dominik Grin një biznesmen që bën pjesë në organizatë. Bond zbulon që Grini është duke punuar për të marr kontrollin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithçka. Mes mashtrimeve dhe tradhtive, Bond, me ndihmën e disa miqve të vjetër duhet të zbulojë burrin që shkaktoi tradhtinë e Vesper dhe të ndalojë planin e Grinit.
Një burrë e një grua, të dashuruar në fshehtësi, vetëm në një dhomë. E dëshirojnë njëri-tjetrin, e duan dhe madje edhe e kafshojnë. Në muzg, nuk janë më asgjë. Të paktën burri mendonte se nuk ishin asgjë. Tani, nën hetimin e policisë dhe gjykatës, për çfarë akuzohet ai?
Historia fillon me vrasjet, ekzekutimet, të trafikut parisien të Zhak Mesrine. Përveç figurës së Zhak Mesrine si një gangster mediatik, narcisit dhe të dhunshëm, regjisori Jean-François Richet i ka konceptuar këta si dy filma të pavarur, dhe janë bazuar në autobiografinë e shkruar në burg nga vetë Mesrine (i cili lexohet Merin).