Një baba që i kanë rrëmbyer vajzën, merr telefonata të frikshme nga një person, i cili e detyron të marrë vendime të vështira për të shpëtuar vajzën e tij dhe për ta vënë në provë dashurinë e tij si baba.
Katër vite pas zhdukjes së bashkëshortit të saj dhe në prag të një martese të dytë, Ema merr një telefonatë nga bashkëshorti i zhdukur i cili nuk kishte vdekur dhe po kthehej në shtëpi, duke krijuar kështu një situatë të ndërlikuar për të tre personazhet kryesorë të kësaj drame dashurie.
Një kapitene e ushtrisë duhet të përdorë vitet e saj të trajnimit taktik dhe ekspertizën ushtarake, kur një sulm i njëkohshëm i koordinuar kërcënon stacionin e përgjimit të raketave në distancë që ajo komandon.
Sloana dhe Xheksoni e urrejnë të jenë beqarë gjatë festave, kur përballen me gjykime të vazhdueshme nga familjet e tyre. Kështu që, kur këta dy të panjohur njihen, ata zotohen të jenë partnerë për njëri-tjetrin për çdo rast festiv të vitit që kanë përpara.
Në gusht të 1966, në një plantacion në Vietnam të quajtur Long Tan, 108 ushtarë të rinj dhe pa përvojë nga Australia dhe Zelanda e Re luftojnë për mbijetesë kundrejt 2500 ushtarëve të Vietnamit verior dhe vietkong.
Mjeku ushtarak amerikan i Luftës së Dytë Botërore Desmond T. Dos, i cili shërbeu gjatë betejës në Okinaua, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në njeriun e parë në historinë e Amerikës që merr Medalje Nderi pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.
Piter Devero, është një ish-agjent i stërvitur mirë i CIA-s, i cili ka shijuar jetën e qetë në Zvicër. Kur Devero lë pensionin për një mision të fundit, detyrohet të mbrojë një dëshmitare me shumë peshë, Alis Fournierin luajtur nga Olga Kurylenko. Së shpejti, ai zbulon se kjo detyrë e vë atë në shënjestër të mikut të tij të vjetër Dejvid Mejson. Pasi rriten dyshimet për një spiun brenda agjencisë, Devero s’ka kujt t’i besojë më dhe rregullat shkelen.
"Pika e Thyerjes". Një agjent i ri i FBI-së infiltrohet në një grup të jashtëzakonshëm sportistësh të sporteve ekstreme të dyshuar për organizimin e një vargu të paparë vjedhjesh të sofistikuara.
Donson dhe Amanda, dy ish -të dashuruar në kohën e gjimnazit ri-gjejnë njëri- tjetrin pas 20 vitesh në qytetin e tyre të vogël, gjatë funeralit të një mikut të tyre të shtrenjtë. Takimi i tyre rindez flakën e dashurisë që nuk e kanë harruar, por me sa duket fati do të vazhdojë t’i pengojë edhe këtë herë.