Në prag të diplomimit të kolegjit, jeta e Natalias ndahet në dy realitete paralele: një në të cilin ajo mbetet shtatzënë dhe detyrohet të qënrojë në vendlindje për të rritur fëmijën e saj dhe një tjetër në të cilën ajo zhvendoset në Los Angeles për të ndjekur karrierën e saj të ëndrrave.
Në ditën e parë të vitit të fundit të gjimnazit, Henri Peixh takohet me studenten e transferuar, Grejs Taun, dhe duket sikur gjithçka është gati të ndryshojë. Kur Grejs dhe Henri përzgjidhen si kryeredaktorët e gazetës së shkollës, ai menjëherë tërhiqet nga vajza e re misterioze. Ndërsa mëson sekretin tronditës që i ka ndryshuar jetën asaj, ai e gjen veten duke u dashuruar me të, ose të paktën me personin që ai mendon se ajo është.