Të futur në kurth nga armiku i tyre i pamëshirshëm, një dyshe policësh jo të zakonshëm duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre
për të rrëzuar bosin e mafies që i futi në burg.
Një biznesmen i suksesshëm synon të dalë në pension në mënyrë anonime në Tombstoun, Arizona, por planet e tij prishen nga lloji i jashtëligjshëm që ka zgjedhur.
Një ish tregtar droge nga Los Anxhelos përpiqet të rregullojë jetën e tij por e shkuara dhe lidhjet me botën e mafies e sjellin në fokusin e policisë amerikane, asaj meksikane dhe karteleve të drogës.
Një film i tensionuar i regjisorit Johnathan Mostow, tregon për Jeff-in e dëshpëruar për humbjen e gruas së tij. Dhe kur ai vihet në kërkim të saj, zbulon sekretin vrasës të një qyteti të vogël.
Historia e vërtetë e Hërb Bruks. Një ish lojtar i kthyer në trajner i cili drejtoi skuadrën Amerikane Olimpike të vitit 1980 në një sukses të madh kundër skuadrës së pamposhtur të Bashkimit Sovjetik.
David Ejms, bëhet viktimë e një aksidenti automobilistik, i cili i shkakton shenja në fytyrë. Ngjarja e ndryshon atë dhe e detyron të vërë në dyshim realitetin ekzistues të jetës së tij.
Kejt Pirsi, e cila është tashmë një adoleshente cinike, ribashkohet papritur me Santa Klausin, kur një ngatërrestar misterioz kërcënon të anulojë Krishtlindjet - përgjithmonë.
Një dokumentar që flet mbi karrierën e mrekullueshme 21-vjeçare të regjisorit Kuentin Tarantino dhe që përfshin intervista me kolegë të ndryshëm të tij.
Keti dhe Tedi Pirs duan të kapin Santa Klausin në kamera teksa shpërndan dhuratat dhe kjo dëshirë u kthehet në një aventurë sa të bukur aq të rrezikshme. Nëse ndonjëherë e humbet shpirtin e Krishtlindjeve, kjo ka për të ta rikthyer.
Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, anija Poseidon përmbytet nga një dallgë gjigante. Të mbijetuarit duhet të gjejnë një rrugëdalje që të shpëtojnë. A do t'ia dalin të fitojnë në garë me kohën?
"Rezistent ndaj vdekjes - Një film nga Quentin Tarantino" Katër femra përndiqen nga një stantmen me të shkuar të hidhur i cili me anë të rezistencës ndaj vdekjes që ka fituar nga puna do të ekzekutojë planet e vrasjeve...
Një histori e vendosur në det të hapur, në një anije ku bëhej shpimi i naftës, e cila shpërthen në prill të vitit 2010 dhe krijon derdhjen më të madhe të naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në filmin The Hateful Eight, i vendosur gjashtë, tetë apo dymbëdhjetë vjet pas Luftës Civile, një karrocë poste ecën përmes peisazhit dimëror të Wyoming. Pasagjerët, gjahtari John Ruth dhe i arratisur tij Daisy Domergue garojnë në drejtim të qytetit të Red Rock ku Ruth, i njohur në këto anë si "Xhelati" do të vendosë Domerguen para drejtësisë.