Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Batmani përpiqet dëshpërimisht të gjejë një bombë të vendosur nga Xhokeri ndërkohë që Amanda Uollër punëson ekipin vetëvrasës të sapoformuar për të hyrë në Azilin e Arkhamit për të marrë informacione jetike të vjedhura nga Njeriu i Gjëzave.
Dredhka Helmuese në bashkëpunim me Xhezon Vudro kërkon të zhvilloje një virus që do i kthejë të gjithë gjallesat e Tokës në hibridë kafshë-bimë. Për ta ndalur atë, Batmeni dhe ndihmësi i tij Naituing i kërkojnë ndihmë shoqes së Dredhkës, Harli Kuinit.
Batman dhe Batgërl po punojnë së bashku, por midis tyre ka disa konflikte. Komisari Gordon do të rrëmbehet dhe Batmani duhet ta shpëtojë para se të jetë shumë vonë. Por kësaj radhe, Batmani dëshiron që t'i bëjë gjërat ndryshe.