Personaliteti televiziv i Kazakstanit, Borat, shkon në Shtetet e Bashkuara për të raportuar mbi “shtetin më madhështor të botës”. Së bashku me një staf dokumentarësh që e ndjekin, Borati është më i interesuar të gjejë dhe të martohet me Pamela Anderson se sa të merret me detyrën që i është dhënë.