Në shekullin e 19-të, një burrë shkon në një fshat të largët për të hetuar një sulm nga një kafshë e egër. Ai zbulon një sekret shumë më të thellë që ka në kontroll pronari dhe banorët e qytetit.
Luisi është një djalosh i zakonshëm, por në realitet ai fsheh një fiksim, hakmarrje, kundër Ketit. Luisi rrëmben Ketin në mes të ditës dhe e çon në shtëpinë e tij, ku e mbyll në një dhomë dhe përpiqet të nxjerrë një sekret të errët nga e kaluara e saj.
Një grua dëshiron kaq shumë të ketë një fëmijë por nuk mundet të ngelë shtatzanë. Kështu që ajo bën pakt me djallin. Keni dëgjuar ndonjëherë për një djall që mban premtime? Epo, as ky nuk është rasti.
Pastori i një qyteti të vogël duhet të gjejë guximin dhe bindjen për të ndarë me botën përvojën e jashtëzakonshme të birit të tij, që i ndryshoi jetën.
Kjo është historia e Edi Boijd, veteranit të luftës së dytë botërore i cili u shndërrua në një makth për bankat kanadeze duke i grabitur. Edi, duke u përpjekur për t'i plotësuar familjes së tij një ëndërr të paplotësuar, për t'u bërë një yll Hollivudi, merr një rrugë të rrezikshme dhe tragjike.
Eden Lake, është një nga filmat thriller më provokues dhe të tmerrshëm. Xheni dhe Stivi janë dy të rritur të cilët vendosin të kalojnë një fundjavë në një zonë të Anglisë e cila quhet: Liqeni i Parajsës. Ardhja e një bandë të rinjësh e thyen këtë magji, duke mërzitur çiftin me zhurma. Situata përkeqësohet në mënyrë drastike kur grupi merr makinën e Stivit dhe detyron çiftin për t'i ndjekur që të përballen me ta. Pasojat e këtij zemërimi do të shndërrohen krejt papritur në një makth pa fund.