Me çmimin mbi kokën e tij gjithnjë në rritje, vrasësi legjendar Xhon Uik vazhdon luftën e tij kundër Tavolinës së Lartë globale teksa ndjek vrasësit më të fuqishëm në botën e krimit, nga Nju Jorku në Paris, në Japoni, në Berlin.
Për të zbuluar nëse realiteti ku po jeton është fizik, apo mendor, zoti Anderson, i njohur si Neo, do të duhet të bëjë edhe një herë të njëjtën zgjedhje: ndjekjen e lepurit të bardhë. Tashmë, ai është i ndërgjegjshëm se zgjedhja, megjithëse iluzion, mbetet e vetmja rrugëdalje për t’u futur në Matrix, apo për të dalë prej tij. Neoja tashmë e di se çfarë duhet të bëjë, por ajo që ai ende nuk e di është se Matrixi është më i fortë, më i sigurt dhe shumë më i rrezikshëm se më parë...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
"Nëntor i ëmbël" : Një burrë i dhënë pas punës dhe një grua jo e zakontë bien dakord për një marrëdhënie me afat të shkurtër. Gjatë asaj kohe ajo do t'i ndryshojë jetën...
Zak Galifinakis dhe ekipi i tij i çuditshëm ndërmarrin një udhëtim me makinë për të plotësuar një seri intervistash me njerëz shumë të famshëm.
Një doktoreshë e vetmuar, që është në një shtëpi të pazakontë në liqen, fillon të shkëmbejë letra dashurie me një arkitekt të irrituar, që ka banuar aty më parë. Dhe ndërkohë ata përpiqen të zbulojnë misterin që qëndron pas romancës së tyre të jashtëzakonshme, para se të jetë vonë.
Një detektiv heton të vërtetën pas vdekjes së kolegut të tij. Kjo çështje e mistershme nxjerr në pah korrupsionin e policisë si dhe një mister të rrezikshëm që përfshin një vajzë të re…
Xhon Uiki është në arrati, pasi ka vrarë një anëtar të shoqatës së vrasësve ndërkombëtarë. Me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, tashmë ai është objektivi i çdo qitësi.
Polici Jack Traven i SWAT, duhet që ndalojë një bombë brenda një autobusi të qytetit duke e mbajtur shpejtinë a autobusit afërsisht 80/km në orë, për të mos ngadalësuar më poshtë, sepse ndryshe autobusi shpërthen.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Kur ortaku i një tregtari amerikan diamantësh zhduket, ai niset për në Siberi që ta gjejë, por ndryshe nga plani i tij, fillon një lidhje dashurie.
Një “ribërje” i vitit 1951 i filmit klasik fantastiko-shekncor rreth një vizitori alien dhe të ngjashmit të tij të cilët vizitojnë Tokën.
Arlen dënohet në një burg në mes të shkretëtirës ku të burgosurit quhen Tufa e Keqe dhe janë të ndarë në dy kampe: Kampi i Rehatisë dhe ai i Urës, ku të gjithë janë kanibalë.
Pasi rikthehet në botën e krimit për të shlyer një borxh, Xhon Uik zbulon se mbi kokën e tij ka një çmim.
John Constantine shikon demonët që vijnë në tokë dhe është i interesuar të zgjidhë problemin duke iu përgjigjur Ferrit! Constantine, lufton një armik të ri të jashtëzakonshëm në këtë thriler të mbinatyrshëm, i cili i ka hedhur rrënjët thellë në një qytet ku kufijt e botës së shpirtrave janë shkatërruar... dhe Ferri po përhapet. Ujë i Bekuar. Një Dragua që hedh flakë. Një armë shpëtimtare e krijuar nga një kryq. Me këto armë dhe i përkrahur nga një femër police, John Constantine është një luftëtar shpirtrash në një betejë midis Parajsës dhe Ferrit.
Pasi një lord lufte tradhtar vret mjeshtrin e tyre dhe e dëbon llojin e tyre, 47 samurai pa lider kërkojnë hakmarrje dhe një mënyrë për t’i kthyer popullit nderin e vet. Të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të shpërndarë përgjatë vendit, kjo bandë prej Ronin duhet të kërkojnë ndihmën e Kai - që dikur e kishin mohuar si të tyrin - ndërsa luftojnë përgjatë një bote të egër bishash mitike, magjistarësh që ndryshojnë formë dhe terroresh të çuditshme.
Avokati i Djallit, trajton çështjen "nëse fitorja në profesionin ligjor është vërtet gjithçka". E kryen një avokat mëkatin fillestar të kryelartësisë, nëse beson se puna e tij është vetëm të fitojë, si Kevin? Më tej filmi, në ligjëratën e mprehtë të Xhon Miltonit, vë në dyshim nocionin e së drejtës në botën post-moderniste. Fjalimi i Miltonit përçan gjithë predikimin e fesë, kur ai e kundërshton atë. Dilema e Kevinit reflekton njeriun modern, që fajëson rrethanat që është i tillë, kulturën e dominuar nga të bërit para, që e rrit gjithnjë e më shumë egon e njeriut. Pyetja që lind, është "Jemi ne përgjegjës për atë çfarë jemi me vullnet të lirë?" Filmi trajton dilemat Hamletiane që vërtiten në kokën e një avokati.
Aftësitë e jashtëzakonshme marciale të një luftëtar të ri të Tai Çi-se e shpien atë në një sere luftimesh shumë fitimprurëse.
Xhon Uik punon si vrasës për mafien, i cili për dashurinë e një femre e lë atë punë. 5 vjet më vonë, gruaja e tij i blen një qen që Xhoni mos ta ndjejë mungesën e saj kur ajo të ndërrojë jetë nga një sëmundje. Më vonë disa hajdutë të cilët donin t'i vidhnin makinën i vrasin qenin. Kur ai riaftësohet, u vihet pas atyre që i vranë qenin duke mësuar se kreu i grabitësve është i biri i ish punëdhënësit të tij...
Kur modelja ambicioze Xhesi zhvendoset në Los Anxhelos, rinia dhe gjallëria e saj gllabërohen nga një grup femrash të fiksuara pas bukurisë, të cilat do bëjnë ç'të jetë nevoja për të marrë atë që ajo ka.
Pasi lirohet nga burgu për një krim që nuk e kishte bërë vetë, Henri do të kthehet që ta plotësojë kohën që kishte kryer në burg dhe do të bëjë objekt kryesor vjedhjen e bankës.
Qyteti i njerëzve, Zioni, mbron veten nga pushtimi masiv i makinerive teksa Nio lufton për t'i dhënë fund luftës në një tjetër front, duke u ndeshur në të njëjtën kohë me agjentin Smith.
Nio dhe liderët e rebelëve llogarisin se kanë 72 orë deri sa 250 mijë provëza të zbulojnë Zionin dhe ta shkatërrojnë atë dhe banorët. Gjatë kësaj kohe Nio duhet të vendosë si të shpëtojë Trinitin nga fati i zi në ëndrrat e tij.
Një haker kompjuterash mëson për disa rebelë të mistershëm rreth vërtetësisë së realitetit të tij dhe rolit të tij në luftën kundër kontrolluesve.