Diku përgjatë kufirit të Bregut Lindor Amerikan të mesit të shekullit të 19-të, dy çifte fqinje luftojnë vështirësitë dhe izolimin, të rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm por sprovues, i cili i sfidon ata si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.
Në një përpjekje për të penguar planet e Grindelwald për të ngritur magjistarët e gjakut të pastër për të sunduar mbi të gjitha qeniet jo-magjike, Albus Dumbledore regjistron ish-nxënësin e tij Newt Scamander, i cili pajtohet të ndihmojë edhe pse ai nuk është në dijeni të rreziqeve që shtrihen përpara. Dashuria dhe besnikëria vihen në provë, edhe mese miqve dhe familjarëve, në një botë magjepsëse të përçarë...
Pas vetëvrasjes së bashkëshortit, një ngjarje e papritur, e detyron fotografen amerikane Katerina Grant që të kthehet në vendin ku përfundoi martesa e saj. Rikthimi e nxit të përballet me veten dhe të shkuarën, duke zbuluar më shumë mbi njerëzit në jetën e saj.
Stivi një 13-vjeçar i cili jeton në Los-Angelosin e viteve 90', kalon verën e tij me një grup miqsh të rinj, ku të gjithë së bashku kalojnë një eksperiencë të rrezikshme, argëtuese dhe eksituese.
Ekipi i një anijeje koloniste, drejtuar në një planet të largët, zbulon një parajsë të paeksploruar me një kërcënim përtej imagjinatës së tyre dhe duhet të tentojnë një arratisje pikëlluese.
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.