Taxh Mahal Badalandabad lë Kolegjin Kollixh pas, për korridoret e Universitetit Kamford në Londër. Duke kërkuar të vazhdojë doktoraturën, ai e gjen veten duke u dhënë mësim një grupi studentësh aspak normalë, përballë një kolegeje më normale seç duhej.
Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.
Gjatë fluturimit të tyre për në Amsterdam, Haroldi dhe Kumari ngatërrohen për terroristë dhe dërgohen në Gjirin e Guantanamos... Por jo për një kohë të gjatë. Ata arratisen dhe nisen për një udhëtim përgjatë vendit për të spastruar emrat e tyre dhe për të fituar zoçkat! Por si fillim duhet të tregohen më të zgjuar se agjentët federalë, t'i shmangen Klanit dhe të sigurojnë ndihmën e njërit që mendon se është Neil Patrick Harris. Është një xhiro e egër me më të kërkuarit e Amerikës dhe më të droguarit!