Lulëkuqja zbulon se Dega dikur ishte pjesë e grupit të djemve 'BroZone' me vëllezërit e tij, Floyd, John Dory, Spruce dhe Clay. Kur Floyd rrëmbehet, Dega dhe Lulëkuqja nisin një udhëtim për të ribashkuar vëllezërit e tjerë të tij dhe për të shpëtuar Floydin.
Pas vrasjes brutale të një agjenteje të re për pasuritë e paluajtshme, një detektiv me eksperiencë përpiqet të zbulojë të vërtetën kur në fakt, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe duke bërë kështu, shkatërron gjithë iluzionet në jetën e tij.
Alpha Dog, është i bazuar në histori të vërtetë dhe emrat u ndryshuan për filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek të njëjtën rrjedhë: Johnny Truelove është një shpërndarës droge në Los Anxheles që ushtron ndikim të madh tek debitorët e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan paratë që i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrëmbejnë vëllain e Jake, Zack. Por çuditërisht, Zack-ut i pëlqen koha në robëri dhe nuk bën asnjë përpjekje për të shpëtuar.
Mbretëresha Lulëkuqe planifikon për herë të parë këtë vit shkëmbimin sekret të dhuratave në Mbretërinë e Shkurtabiqëve për Krishtlindje, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç priten.
Pasi ka dalë nga burgu, Edi mundohet të nisë një jetë të re dhe formon miqësi me një djalosh të vogël nga një familje problematike.
Popi dhe Brençi zbulojnë se ata janë një nga gjashtë fiset e ndryshme të Trollëve të ndarë në gjashtë territore të ndryshme të përkushtuar ndaj gjashtë llojeve të ndryshme muzikore. Mbretëresha e muzikës hard rok, e ndihmuar nga babai i saj, do të shkatërrojë çdo lloj muzike tjetër që roku të ketë regjimin suprem. Me këtë rrezik të ri, Popi dhe Brençi bashkojnë gjithë Trollët kundër Barbës dhe planit të saj.
Në një mbrëmje të vjeshtës së vitit 2003, studenti i Harvardit dhe gjeniu i programimit të kompjuterave Mark Zakerberg ulet në kompjuterin e tij dhe fillon të punojë me një ide. Në një vrull shkrimesh në blog dhe programimi, ajo çka fillon në dhomën e tij të konviktit kthehet në një rrjet social global dhe në një revolucion në komunikim. 6 vjet dhe 500 milionë shokë më vonë, Mark Zakerbergu është miliarderi më i ri në histori... por për këtë sipërmarrës, suksesi çon në ndërlikime si personale ashtu dhe ligjore.
I mbetur trok dhe i bindur se ishte mashtruar, studenti Riçi largohet nga Kosta Rika për të rregulluar llogaritë e tij me maniakun e lojërave të fatit Ivan Blok. Por Bloku e josh atë me fitime të lehta dhe Riçit i duhet të përballet me situata të ndërlikuara!
Filmi tregon për një mësuese të shkollës së mesme e cila është e ngathët dhe e paaftë dhe urren punën e saj, studentët e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, por tani që i dashuri i saj pasanik e braktis, ajo detyrohet të rikthehet në mësimdhënie për të fituar para mjaftueshëm për implantet e gjirit. -PS: Ky film i ka dhënë mundësi Diazit të shprehë edhe mendimin e vet mbi raportet në çift: "Nuk isha aspak e interesuar për të bërë një film mbi burrat që tradhtojnë gratë. Nuk ishte ky qëllimi. Të gjithë janë tradhtuar në një farë pike të jetës së tyre. Nëse nuk ka ndodhur, do të ndodhë. Nuk mund të bëhet dot asgjë për ta evituar... S'dua të gjykoj askënd mbi këtë, as kam zgjidhje për problemin. Jemi qenie njerëzore, krijesa komplekse. Nuk është e mundshme të kalosh një jetë të tërë, duke mbetur perfektë gjithmonë. Kështu shkojnë gjërat: të "godasin prapa shpine", të dhemb, mëson dhe pastaj ecën përpara".
Jetët e katër njerëzve ndërthuren keqas në ishullin e lojërave dhe zbavitjeve: Xhini, një ish-aktore emocionalisht e paqëndrueshme, e cila tani punon si kameriere Hampti, bashkëshorti i saj Miki, një roje plazhi i ri e tërheqës që ëndërron të bëhet dramaturg dhe Karolina, vajza e Hamptit, e cila është fshehur nga gangsterët, në banesën e babait të saj...
Në një të ardhme jo shumë të largët, gjeni i plakjes është stakuar. Për të shmangur mbipopullimin, koha është bërë monedha dhe mënyra që njerëzit paguajnë për lukset dhe nevojat e tyre. Ndalon së plakuri në moshën 25 vjeç, por ka një kleçkë: je programuar gjenetikisht të jetosh vetëm një vit më shumë pas kësaj, nëse nuk arrin të blesh më shumë kohë. Të pasurit “fitojnë” dekada, duke u bërë të pavdekshëm, ndërsa të tjerët lypin, marrin hua ose vjedhin orë të mjaftueshme për të kaluar ditën. Kur një njeri nga zonat e varfëra akuzohet padrejtësisht për vrasje, ai është i detyruar të arratiset së bashku me një penge të bukur. Duke jetuar minutë pas minute, dashuria e dyshes shndërrohet në një mjet të fuqishëm në luftën e tyre kundër sistemit.
Duke u munduar të shmangin komeditë romantike të Hollivudit, Dylan dhe Jamie zbulojnë se po ti shtosh shoqërisë aktin e seksit, gjërat bëhen më të ndërlikuara.