Një dyshe gazetarësh shkojnë në një turne në vendet e vrasjeve të vrasësve serial me dy shoqërues, të pavetëdijshëm se njëri prej tyre është vetë një vrasës serial.
Një grua e vetmuar miqësohet me një grup adoleshentësh dhe vendos t'i lërë të festojnë në shtëpinë e saj. Kur fëmijët fillojnë të mendojnë që nuk mund të ishin më me fat se kaq, fillojnë të ndodhin gjëra që i bëjnë të vënë në pyetje qëllimet e mirëpritëses së tyre.
Gilberit (Johnny Depp) i duhet të kujdeset për vëllanë e tij me aftësi të kufizuara mendore Arnin (Leonardo DiCaprio) dhe nënën e tij mbi peshë. Jeta e tij merr kuptim tjetër pasi njihet me bukuroshen lozonjare Beki (Juliette Lewis).
Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin...
Sjellja e adoleshentit Xhejkob, që ishte i pasionuar pas garave motokros dhe ajo babait të tij, çojnë Shërbimin e Mbrojtjes së Fëmijëve t'i jap tezes kujdesin për vëllanë e tij të vogël. Që atëherë ata detyrohen të marrin përgjegjësitë e tyre për të rikthyer të voglin në shtëpi.