Alisa, një grua e skllavëruar nga pronari brutal i një plantacioni rural në Xhorxhia, ëndërron për lirinë. Pas një përleshjeje të dhunshme, ajo ikën nëpër pyje dhe gjendet papritmas në një autostradë, ku zbulon se është në të vërtetë, viti 1973. Shumë shpejt ajo kupton gënjeshtrat që kanë mbajtur në robëri atë dhe njerëzit e saj...
Një grup hackerash janë fajësuar për kryerjen e një krimi të madh ekonomik, por a do ia dalin ata të vërtetojnë pafajësinë e tyre?
Në fillim ishte mundësia... më pas tradhëtia. Kanë kaluar 20 vjet. Shumë gjëra kanë ndryshuar por po aq shumë gjëra janë po njësoj. Mark Renton rikthehet në vendin e vetëm që mund ta quajë shtëpi. Të gjithë po e presin: Spadi, Djaloshi i Sëmurë dhe Begbi. E presin gjithashtu edhe miq të tjerë të vjetër: dëshpërimi, humbja, gëzimi, hakmarrja, urrejtja, miqësia, dashuria, dëshira, frika, pendimi, droga, vetë-shkatërrimi dhe rreziku vdekjeprurës, të gjithë janë në rresht për ta mirëpritur, gati për ndodhi të tjera.