Ndjek një çift të ri dhe familjet e tyre, të cilët e gjejnë veten duke ekzaminuar dashurinë moderne dhe dinamikën e familjes mes kulturave të përplasura, pritjeve shoqërore dhe dallimeve të brezave.
Ata nuk janë më 21 vjeç, por përsëri mbeten adoleshentë. Aventura e tyre e radhës do t’i cojë në një kolegj, por punët ngatërrohen aq keq se djemtë hyjnë në dilema. Nëse aventura e tyre do të shkojë mbarë atëherë mund të quhen dy burra të vërtetë.
Dy ish-armiq gjimnazi që kthehen në partnerë policorë nuk arrijnë dot të bëjnë një arrestim - derisa u caktohet të shtiren si nxënës dhe të asgjësojnë një rreth droge brenda shkollës së tyre të vjetër. Duke jetuar përsëri si adoleshentë, ata rrëshqasin në veten e tuaj të vjetër dhe rrezikojnë çështjen - dhe miqësinë e tyre - me pasoja katastrofike dhe tepër gazmore!
Dy astronomë duhet të dalin në media dhe të paralajmërojnë njerëzit se një kometë po i drejtohet Tokës.
Një person rebel me emrin Mundog e jeton jetën sipas rregullave të tij. Një komedi me aktorët e njohur : Matthew McConaughey, Zac Efron, Snoop Dogg...
Gazetari i turpëruar i Nju Jork Times takohet me vrasësin i cili ka vjedhur identitetin e tij. Kjo do të çojë në një seri përpjekjesh për të zbuluar të vërtetën, ndërkohë që Majk e shikon këtë si një mundësi të dytë për karrierën e tij.
Billi Bin, menaxheri i përgjithshëm i Okland Atletiks, në mënyrë të suksesshme arrin të krijojë një skuadër bejzbolli me një buxhet të ulët, duke përdorur një sistem të ndërlikuat të analizave kompjuterike.
Është një botë ku të gjithë thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ato mendojnë. Mark Bellison është një skenarist që do të pushohet dhe është i dashuruar me Anën të cilës nuk i pëlqen pamja e tij e jashtme. Gjërat për Markun do të ndryshojnë kur ai “shpik” një gënjeshtrër.
Një kompani muzikore merr përsipër të shoqërojë këngëtarin britanik të rokut, Aldos Snou, në një koncert në Los Anxheles.
Është Fundi që ndjek gjashtë shokë të ngecur në një shtëpi pas një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe katastrofike që shkatërrojnë Los Anxhelosin. Ndërsa bota po merr fund jashtë, furnizimet po pakësohen dhe efekti i mbylljes brenda po kërcënon të shkatërrojë miqësinë e tyre brenda. Më në fund, ata detyrohen të largohen nga shtëpia, duke u përballur me fatin e tyre dhe domethënien e vërtetë të miqësisë dhe shpengimit.
Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Një salsiçe përpiqet të zbulojë të vërtetën mbi ekzistencën e tij.
Kur roja i natës Antonio Guzman vritet në mënyrë misterioze, Evani organizon një ekip për kontrollin e lagjes me fqinjët e tij Bobin, Frenklin dhe Xhamarkusin për të mbrojtur lagjen dhe për të gjetur vrasësin e Antonios. Shumë shpejt ata zbulojnë se vrasësi është një racë aliene që janë duke u përgatitur për pushtimin e Tokës, dhe kështu ekipi i kontrollit bëhet shpresa e fundit e njerëzimit në Tokë.
Dy shokë të ngushtë Sethi dhe Evani duhet të përballen me ankthin e ndarjes nga njëri-tjetri në fund të gjimnazit ndërkohë që plani i tyre për të marrë pije alkoolike për një festë shkon keq dhe përballen me disa situata aspak të këndshme.
Seks. Para. Pushtet. Drogë. Nën drejtimin e regjisorit legjendar Martin Scorsese dhe interpretimin e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio, vjen historia e vërtetë dhe skandaloze e Jordan Belfort, njeriu që nga këmbimi i stoqeve të vogla, u kthye në një supermilioner të pamoralshëm. Në fundin e viteve 1980, ai krijoi një perandori ku korrupsioni ishte mbret dhe më shumë nuk mjaftonte kurrë.