I shqetësuar për shtatzëninë e të dashurës së tij, jeta e Ralfit del jashtë kontrollit kur ai takon një familje misterioze burrash.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
Me sfond qytetin madhështor të Rio de Zhaneiros dhe pyllin e harlisur tropikal të Brazilit, komedia plot aventurë ka në qendër Blunë, një papagall të rrallë që mendon se është i fundit i llojit të tij. Kur Bluja zbulon se ekziston dhe një tjetër si ai - dhe se ajo është femër - lë rehatinë e kafazit të të tij në një qytezë të Minesotës dhe niset për në Rio. Por vetëm dashuri me shikim të parë që nuk është midis Blusë së zbutur e të tmerruar nga fluturimi dhe femrës tepër të pavarur dhe sypatrembur me emrin Xhull. Të ngecur për të qëndruar me njëri-tjetrin, ata nisen në aventurën e jetës së tyre, ku mësojnë për miqësinë, dashurinë, kurajën dhe të qenit i hapur ndaj mrekullive të shumta të jetës.
Një çift i ri që kërkon shtëpinë e përsosur, e gjen veten të bllokuar në një lagje misterioze me shtëpie identike.
Historia rrëqethëse e një grupi hebrenj që punuan me Rezistencën Franceze gjatë Luftës së II Botërore kundra nazistëve dhe arritën të shpëtonin me mijëra jetë fëmijësh.
Columbus, Tallahassee, Wichita dhe Little Rock shkojnë në zemër të tokës amerikane ndërsa ndeshen kundër zombi evolucionare dhe kundër të mbijetuarve të tjerë. Sa vështirësi do të kalojë kjo familje e improvizuar?
Pasi sulmohet në rrugë, Kejsi regjistrohet një akademi karateje të drejtuar nga misteriozi Sensei. Ndërkohë që mëson të mbrojë veten, ai zbulon një vëllazëri të fshehtë dhune.
Në Romë, turistja amerikane Hejli njihet me avokatin Mikelanxhelo. Prindërit e Hejlit, psikiatrja Filis dhe producenti muzikor në pension Xherri, udhëtojnë në Romë për t'u njohur me Mikelanxhelon dhe prindërit e tij. Kur Xherri dëgjon babain e Mikelanxhelos, Xhankarlon, të këndojë në dush, bindet se ai është një këngëtar i talentuar opere. Çifti Antonio dhe Mili udhëtojnë në Romë për t'u njohur me të afërmit e Antonios që i përkasin shoqërisë së lartë. Kur Mili humbet nëpër Romë dhe prostitutja e quajtur Ana gabimisht futet në dhomën e hotelit të Antonios, papritmas të afërmit e tij shfaqen dhe besojnë se Ana është gruaja e Antonios.
Në një mbrëmje të vjeshtës së vitit 2003, studenti i Harvardit dhe gjeniu i programimit të kompjuterave Mark Zakerberg ulet në kompjuterin e tij dhe fillon të punojë me një ide. Në një vrull shkrimesh në blog dhe programimi, ajo çka fillon në dhomën e tij të konviktit kthehet në një rrjet social global dhe në një revolucion në komunikim. 6 vjet dhe 500 milionë shokë më vonë, Mark Zakerbergu është miliarderi më i ri në histori... por për këtë sipërmarrës, suksesi çon në ndërlikime si personale ashtu dhe ligjore.
Një agjent i FBI-së dhe një detektive Interpoli vihen në ndjekje të një grupi iluzionistësh, të cilët vjedhin para nëpër banka gjatë performancës së tyre dhe shpërblejnë audiencen me to.
Në vitin 1930, një e ri nga Bronksi lëviz për në Hollivud dhe aty bie në dashuri me sekretaren e xhaxhait të tij të fuqishëm, një agjent të yjeve. Pas kthimit në Nju Jork, ai përfshihet në një botën e gjallë të jetës së klubeve të natës me shoqëri të lartë.
Katër Kalorësit rishfaqen dhe rekrutohen me forcë nga një gjeni teknologjie për të realizuar grabitjen e tyre më të pamundur deri më tani.
Niku është një shpërndarësh picash në një qytezë të vogël, jeta monotone e të cilit përplaset me planet e mëdha të dy dembelëve që aspirojnë për t’u bërë kriminelë. Dyshja e çmendur e rrëmben Nikun dhe e detyron të grabisë një bankë. Vetëm me pak orë në dispozicionin e tij për të përmbushur detyrën e pamundur, Niku rekruton ndihmën e ish-shokut të tij Çet. Ndërsa koha kalon, dy shokët duhet të përballen me policinë, vrasës të paguar, flakëhedhëse dhe marrëdhënien e tyre të ngatërruar.
Për Blunë, Xhuëllin dhe fëmijët e tyre është një xhungël e vërtetë në "Rio 2", pasi ata lënë qytetin magjik për të shkuar në xhunglën e Amazonës. Në përpjekje për t'u përshtatur, Blu ndeshet dhëmb për dhëmb me Naixhellin hakmarrës. Një prej kundërshtarëve të tij më të frikshëm në botën e xhunglës bëhet edhe vjehrri i tij.
Kolombusit i është bërë zakon t’ia mbathë nga gjithçka që e frikëson. Talahasi nuk ka frikë nga asgjë. Nëse do të kishte, do t’ua kishte zhdëpur prapanicën. Në një botë të pushtuar nga zombit, këta të dy janë evoluar në dy të mbijetuar perfektë. Por tani, janë gati të përballen me perspektivën më tmerruese nga të gjitha: njëri-tjetrin.
Një i droguar, i cili në fakt është agjent i qeverisë, përcaktohet si shënjestër e cila duhet eliminuar. Por ai është shumë i stërvitur dhe shumë dru për ta lejuar atë gjë të ndodhë.