Një detyrë rutinë policie kthehet në një situatë jetë a vdekje, kur dikush i etur për drejtësi dhe hakmarje, sulmon kamionin e policisë dhe bën ç’mos që të zbuloj të vërtetën, duke treguar që jo gjithçka është bardhë e zi, por që shpesh rregullat thyhen në emër të dashurisë.
Një stuhi e rrallë elektrike e vitit 1989 u përsërit 25 vjet më vonë, duke krijuar një komunikim përmes kohës midis Vera Roit dhe një djali të vogël që jetonte në shkuarën në shtëpinë e saj, i cili vdiq në një aksident tragjk. Me dëshirë për t’i shpëtuar jetën djalit, Vera ndryshon të shkuarën, duke shkaktuar ndryshime drastike në të ardhmen e saj. Ajo dëshiron të rifitojë familjen që humbi dhe përpiqet të zbulojë çfarë ndryshoi në të shkuarën, që solli në krijimin e një jete tjetër për të. Kur disa ngjarje janë të shkruara të ndodhin, asgjë nuk mund t’i pengojë.
Markos, një trajner basketbolli dënohet me shërbim ndaj komunitetit për 90 ditë. Atij i duhet të trajnojë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo që fillimisht duket si torturë, do t'i ndryshojë jetën...
Një menaxher banke merr një telefonatë anonime që e informon se ka vetëm disa orë për të mbledhur një shumë të madhe parash, ose një bombë nën ndenjësen e tij do të shpërthejë...