Pasi nuk arriti ta mposhtte Aquamanin herën e parë, Manta përdor fuqinë e Tridentit mitik të zi për të çliruar një forcë të lashtë dhe keqdashëse. Duke shpresuar t'i japë fund mbretërimit të tij, Aquaman krijon një aleancë të pamundur me vëllanë e tij, Orm, ish-mbretin e Atlantidës...
Pas shumë misioneve dhe mosmarrëveshjeve që kanë mposhtur, Dom Toreto dhe familja e tij, tani përballen me kundërshtarin më vdekjeprurës: Një kërcënim i tmerrshëm që del nga hijet e së kaluarës, i cili ushqehet nga hakmarrja dhe është i vendosur të shkatërrojë këtë familje dhe gjithçka që Dom do.
Dy vëllezër, të nënshtruar ndaj fatit të tyre, mashtrojnë për një zhdukje në botën e egër të Alaskës në mënyrë që të kenë një histori të mrekullueshme shpëtimi për ta shitur, por mashtrimi rezulton të jetë më real se sa ata e planifikuan.
Një vajzë e vogël gjen një hartë sekrete të botës së ëndrrave Slumberland dhe me ndihmën e një të jashtëligjshmi, kapërcen ëndrra dhe makthe, me shpresën se do jetë në gjëndje të takojë sërish babain e saj të vdekur
Paul Atreides, një djalë i talentuar dhe fatlum, duhet të udhëtojë në planetin më të rrezikshëm në univers për të siguruar të ardhmen e familjes dhe njerëzve të tij.
Wolf, një amerikan vendas në arrati pasi hakmerret për vdekjen e nënës, udhëton përmes shkretëtirës perëndimore me motoçikletë, ku do të zbulojë se drejtësia ka një çmim.
I vendosur të sigurohet se sakrifica e Supermanit nuk nuk ishte e kotë, Bruce Wayne bashkon forcat me Diana Prince me planet për të rekrutuar nje skuadër me gjysmë-njerëz, për të mbrojtur botën nga qasja e një kërcënimi katastrofik.
Artur Këri mëson se është trashëgimtari i mbretërisë nënujore të Atlantisit dhe duhet të ecë përpara për të udhëhequr popullin e tij dhe për t'u bërë një hero për botën.
"I nxitur nga besimi i tij i rifituar te njerëzimi dhe i frymëzuar nga akti vetëmohues i Supermenit, Brus Uejn kërkon ndihmën e aleates së tij të re, Dajana Prins, për t'u përballur me një armik edhe më të rrezikshëm."
Arlen dënohet në një burg në mes të shkretëtirës ku të burgosurit quhen Tufa e Keqe dhe janë të ndarë në dy kampe: Kampi i Rehatisë dhe ai i Urës, ku të gjithë janë kanibalë.
Një rikthim spektakolar i filmit kult të 1982-shit me Arnold Schwarzenegger, kësaj radhe i risjellë sipas standardeve bashkëkohore të kinematografisë aksion nga regjisori Marcus Nispel, me aktorë kryesorë Thomas Dean Donnelly, Joshua Oppenheimer, Rachel Nichols dhe Ron Perlman. Pas vrasjes së prindërve, Konani ende fëmijë u shit si skllav. Por vitet kaluan, dhe tashmë burrë, ai do të rikthehet për t’u hakmarrë kundër magjistarit të lig që masakroi tribunë e tij.