Një grup ushtarakësh të vendosur në një labirint sekret duhet të luftojnë për jetën e tyre kundër Hatchet, një i burgosur brilant dhe famëkeq me vlera të larta. Kur ai arratiset, axhenda e tij misterioze dhe vdekjeprurëse ka pasoja të mëdha dhe të tmerrshme.
Njëzet e ca vjeçari me ide filozofike Ross Ulbricht krijon Silk Road (Rrugën e Mëndafshit), një faqe të errët në internet që përdoret për shitje droge, ndërsa agjenti i DEA-s Rick Bowden infiltrohet për ta kapur.
Kolin gjendet pranë një aksidenti rrugor ku përfshihet një burrë që humb jetë, një grua e bukur dhe një valixhe me para. Pasi mundohet të bëjë veprimin e duhur ai gjendet në mes të një skeme të rrezikshme.
Një vështrim në jetën e astronautit, Neil Armstrong dhe misionin legjendar hapësinor që e bëri atë të bëhet, njeriu i parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
"Dy burra kthehen në shtëpi pas Luftës së Dytë Botërore për të punuar
në një fermë në zonën rurale të Misisipit,
ku u duhet të përballen me racizmin
dhe të përshtaten me jetën pas luftës."
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Një drejtues i lartë i një ndërmarrje, i cili ruan një të fshehtë të errët, njeh një të panjohur shpirt-lirë e cila e nxit t'i largohet jetës së tij të programuar në hollësi për të jetuar një jetë më të lirë.