Një meteor magjik përplaset në Qytetin e Aventurave dhe u jep qenushëve të Patrullës së Putrave disa superfuqi, duke i shndërruar ata në Këlyshët e Fuqishëm.
Pasi u vendos në Green Hills, Sonic është i etur të provojë se e ka atë që duhet për të qenë një hero i vërtetë. Prova e tij vjen kur Dr Robotnik kthehet, këtë herë me një partner të ri, Knuckles, në kërkim të një smeraldi që ka fuqinë të shkatërrojë qytetërimet. Sonic bashkohet me ndihmësin e tij, Tails, dhe së bashku ata nisin një udhëtim globit për të gjetur smeraldin përpara se të bjerë në duart e gabuara.
Të rriturit, Ted Tempelten dhe vëllai i tij, Tim, marrin një formulë magjike që i transformon në foshnja për 48 orë. Së bashku, ata tani duhet të pëmbushin një mision për të parandaluar një njeri të keq i cili dëshiron t'i kthejë njerëzit në zombi.
Princesha Zhizell dëbohet nga mbretëria prej njerkës së ligë të të dashurit të saj. Më pas ajo transportohet në botën e vërtetë, në New York, ku takohet me një avokat dhe bie në dashuri me të.
Pasi zbulon një iriq të vogël, të shpejtë, ngjyrë blu, një polic i një qyteti të vogël duhet ta ndihmojë të mundë një gjeni djallëzor i cili do që të bëjë eksperimente me të.
Komedia e jashtëzakonshme, "Walk of Shame", luhet nga Elizabeth Banks, në rolin e një gazetareje të shkathët, të cilën, nata që kalon me një të panjohur, James Marsden, e bën të endet deri në mëngjes rrugëve të Los Anxhelosit, pa telefon, makinë, kartë identiteti apo para, dhe kjo vetëm tetë orë para intervistës më të rëndësishme të punës në karrierën e saj.
Pesë djemtë të martuar komplotojnë në fshehtësi të ndajnë një apartament në qytet - një vend ku ata mund të kryejnë punët e fshehta dhe të kënaqen me fantazitë e tyre më të thella. Por fantazitë kthehen një makth kur ata zbulojnë kufomën e një gruaje të panjohur në apartament, dhe e kuptojnë se një nga grupi duhet të jenë i përfshirë.
Dy vëllezër bashkohen në vendin e tyre të fëmijërisë në Alaskën e egër. Ata duhet t'i shpëtojnë putrave të një ariu grizli të egër.
Donson dhe Amanda, dy ish -të dashuruar në kohën e gjimnazit ri-gjejnë njëri- tjetrin pas 20 vitesh në qytetin e tyre të vogël, gjatë funeralit të një mikut të tyre të shtrenjtë. Takimi i tyre rindez flakën e dashurisë që nuk e kanë harruar, por me sa duket fati do të vazhdojë t’i pengojë edhe këtë herë.