Çarli Swift është një zgjdhës problemesh i cili ka një të tillë: banditi që ai ka qëlluar i mungon koka dhe Charlie do paguhet vetëm nëse trupi mund të identifikohet. Në këtë moment në lojë hyn Marsi Kramer, ish-gruaja e viktimës dhe një femër me të gjitha aftësitë që i duhen Çarlit.
Buddy, një njeri i rritur mes kukudhëve në Polin e Veriut. Kur zbulon se nuk është një kukudh, ai udhëton në Nju Jork për të kërkuar babanë e tij biologjik.
Një shkrimtar i famshëm shpëtohet nga një aksident me makinë nga një fanse e librave të tij. Pas pak ai kupton se përkujdesja që po merr nga ajo, është thjesht fillimi i makthit të tij.
Dy gjimnazistë të prapë krijojnë iluzionin e një përndjekjeje te një fqinj i tyre. Gjatë vëzhgimit të çdo reagimi të tij në kamera, shohin më shumë se ç'kishin pritur.
Dy kriminelë, Kits dhe Moses, i japin fund miqësisë së tyre kur Kits zbulohet se është një polic i infiltruar. Më vonë, të dy detyrohen të punojnë bashkë kur Kits vendoset të mbrojë Mosesin si dëshmitar.
Pasi lirohet nga burgu për një krim që nuk e kishte bërë vetë, Henri do të kthehet që ta plotësojë kohën që kishte kryer në burg dhe do të bëjë objekt kryesor vjedhjen e bankës.
Patriarku plak i një dinastie të krimit të organizuar i kalon kontrollin e perandorisë së tij të jashtëligjshme të birit.
Një ushtarak anglez, të cilit i thuhet se i ka vdekur vajza, bën një rrugë për në Los Anxhelos për tek trupi i saj i cili zbulon se nuk është atje. Kështu, ai fillon një hetim që do të ndryshojë shumë gjëra.