Dy vjet pas serisë së parë të vrasjeve, ndërsa Sidney përshtatet me jetën e kolegjit, dikush duke veshur kostumin Ghostface fillon një varg të ri vrasjesh.
Katër kafshë të llastuara nga kopshti zoologjik qendror i Nju Jorkut shpëtojnë me ndihmën e paqëllimshme të katër pinguinëve të arratisur. Ata më pas e gjejnë veten në Madagaskar mes lemurëve të lumtur.
Profesori Sherman Klump tepër mbipeshë, por me zemër të mirë, merr një kimikat të veçantë që e kthen atë në Badi Lov të dobët, por të neveritshëm.
Katër shoqe prej një jete takohen pas pesë vitesh në një festival vjetor në Nju Orlins. Të papriturat, rikthimet, shakatë, pijet, romancat dhe çmenduritë nuk kanë të sosur.
Vinsent është një vrasës me kontratë i ftohtë që llogaritë gjithçka: është i jashtëzakonshëm në lojën e tij të tmerrshme. Maks është një shofer taksie me ëndrra të mëdha por pa rezultat. Në këtë natë fatale, Maksi duhet të shëtisi Vinsentin për detyrën e tij të re: një natë, 5 ndalesa, 5 vrasje dhe dalja e tij nga skena. Dhe tani që janë në të njëjtën rrugë, jetët e tyre do të përplasen: askush nga të dy nuk do të jetë më i njëjti. Sepse kjo natë do të ndryshojë gjithçka.