Erik Love, 19 vjeç, futet në burg. Në ditën e tij të parë, ai sulmon një tjetër të burgosur dhe disa roje. Atij i ofrohet terapi në grup dhe babai i tij, gjithashtu një i burgosur, përpiqet ta ndreqë djalin e tij . A a ja del ai të rehabilitohet?
Të arrish të mbash gjallë një mardhënie te fortë dhe të qëndrueshme, duke përballuar sfida të mëdha. Humbja e vetvetes dhe kujtimeve që të shoqërojnë në çdo hap të jetës që fshin historinë e dashurisë si pasojë e përhapjes së një "misteri" shkatërues.
Historia tragjike dhe e diskutueshme e Kameron Tod Uillinghamit, i cili u ekzekutua nga shteti i Teksasit për vrasjen e tre fëmijëve të tij pasi provat shkencore dhe dëshmitë e manipuluara të ekspertëve shtypën pafajësinë e tij.
Një artist bie në dashuri me një vajzë të re të sapomartuar, ndërsa punësohet për të pikturuar portretin e saj gjate Manisë së Tulipanëve në Amsterdamin e shekullit të 17-të.
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Në një emision në lidhje me bursat dhe me tregtinë e aksioneve do të krijohet një situatë e pakëndshme, kur një investitor do të shfaqet në emision me një armë dhe duke marrë peng prezantuesin e shfaqjes.
Disa muaj pasi bëhen dëshmitare te një vrasje ne lagjen e tyre, banoret e Tower Block 31 fillojnë te vriten njeri pas tjetrit nga një snajper. Ata qe arrijnë ti shpetojne snajperit duhet te luftojnë me njeri tjetrin për mbijetese.