Historia heroike e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve të Shërbimit të Mbrojtjes Ajrore të Pyjeve në Rusi. Të stërvitur për t’u rezistuar elementeve të pamëshirshme natyrore dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, një grup shpëtimtarësh, bashkë me banorët e një fshati, gjenden të rrethuar nga flakët...
Një fabrikë vjen drejt mbylljes dhe për këtë arsye, një grup punëtorësh vendosin të organizohen kundra pronarit.
Ilya Gorjunov është 27 vjeç dhe shtatë vitet e fundit i ka kaluar në burg për shkak të një akuze false. I nxitur nga dëshira për hakmarrje ndaj Petjas, djalit të pasur që i shkatërroi jetën, Ilya impulsivisht merr smartphone-in e Petjas, duke aksesuar kështu fotot, videot, bisedat me prindërit dhe të dashurën e tij dhe disa mesazhe të çuditshme nga kolegët plot me fjalë dhe kërcënime të pathëna. Ilya zë vendin e Petjas. Të paktën virtualisht.
Pasha është një postier i zakonshëm i cili fillon të shohë ëndrra të pazakonta. Një ditë ai shpëton një vajzë nga një grup sulmuesish. Më vonë ai zbulon se ka një botë të mbinatyrshme nën tokën e Moskës dhe se ai është më tepër se një postier i rëndomtë.