Përqendrohet në përgjegjësitë dhe vendimet jashtëzakonisht dramatike dhe të mëdha me të cilat u përball Golda Meir, e njohur gjithashtu si 'Zonja e Hekurt e Izraelit' gjatë Luftës së Yom Kipurit
Kolonele Katerinë Pauëll, një oficere ushtarake në drejtimin e operacioni për të kaput terroristë në Kenia, shikon misionin e saj të përshkallëzohet, kur një vajzë futet në zonën e vrasjes, duke shkaktuar një diskutim ndërkombëtar mbi ndërlikimet e një lufte moderne.
Në vitin 1961, një shofer taksie 60-vjeçar vodhi portretin e Goya-s të Dukës së Wellington-it nga Galeria Kombëtare në Londër. Ishte vjedhja e parë (dhe mbetet e vetmja) në historinë e Galerisë. Ajo që ndodhi më pas u bë gjë e legjendës.
Maria Altman, një grua tetëdhjetëvjeçare hebrenje trondit shtetin Austriake kur vendos të rimarr veprat e artit që ajo beson që i përkasin familjes së saj.
Me shpresën që do të bëhet viktima e tij e radhës, Roi Kortni, një investitor dinak, përpiqet të joshë Betin, një zonjë e ve, por shumë e pasur. Por çdo gjë do të kthehet në një lojë, si macja me miun.
Ky triler i spiunazhit fillon më 1997, ndërsa disa lajme tronditëse mbërrijnë në veshët e agjentëve sekretë të Mosadit Rejçëll dhe Stefan në lidhje me ish-kolegun e tyre Dejvid. Që të tre janë lavdëruar prej vitesh nga atdheu i tyre për shkak të një misioni që ndërmorën në vitin 1966, kur treshja gjurmoi kriminelin e luftës Vogëll në Berlinin Lindor.
Në vitin 1947, Dalton Trumbo ishte skenaristi më i mirë i Hollywood-it, deri sa ai dhe artistë të tjerë u burgosën dhe u futën ne listën e zezë për besimet e tyre politike.