Një shkrimtar i izoluar dhe shumë i diskutuar fillon të marrë letra të pafundme nga një fans i fiksuar pas tij. Ai do të gjendet brenda një labirint të rrezikshëm gjatë kohë që kërkon personin që fshihet pas mesazheve të fshehta.
Një vrasës i punësuar zbulon se ai është bërë një objektiv pasi ai refuzon të përfundojë një punë për
një organizatë të rrezikshme kriminale. Një ribërje e filmit belg të vitit 2003 "Kujtimi i një vrasësi".
Në një të ardhme të afërt, detektivi privat David Karmikael punësohet nga Marlon Veidt, një biznesmen i çuditshëm, për të gjetur vajzën e tij të zhdukur. David bashkohet me Xhenin, një A.I shumë e avancuar për të zgjidhur misterin.
Një ekzorcist i sapo emëruar bashkohet me një prift fillestar, për ditën e tij të parë të trajnimit. Teksa hulumtojnë thellë për ferrin në tokë, kufinjtë mes të mirës dhe së keqes, zbehen, dhe vetë demonët e tyre, fillojnë të shfaqen...
Kur një studente me program shkëmbimi vjen në një vend të vogël të qytetit të Nju Jorkut, ajo sfidon dinamikat e marrëdhënies së familjes mikpritëse dhe i ndryshon përgjithmonë jetët e tyre.
Teksa korrupsioni rritet në vitin 1950 në Los Anxheles, tre policë, një strikt, një brutal dhe një i dobët - bazuar në idenë e tyre të drejtësisë hetojnë një seri vrasjesh
Një miniserial prej 3 serish të bashkuara, i bazuar në historinë e librit të Çarls Dikensit, Ebenezer Skruxh përjeton një natë të errët me shpirtra pikërisht natën e Krishtlindjes, duke reflektuar mbi të gjitha veprat e jetës së tij.
Një njeri i dënuar gabimisht për komplot dhe spiunazh kundër SHBA-së, i është ofruar lirimi në këmbim të shpëtimit të vajzës së presidentit nga revolta e një burgu e kontrolluar nga të burgosurit e dhunshëm…
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
Në një kamp të largët ushtarak në shekullin e 19-të, kapiteni Xhon Bojd dhe trupat e tij hyjnë në një mision shpëtimi i cili merr një kthesë të errët kur atyre u zë pritë një kanibal sadist.
Kur agjenti i FBI-së Roy Clayton i futet një hetimi për një komplot të rrezikshëm ndërkombëtar, të gjitha të dhënat e drejtojnë tek ish-oficeri i Operacioneve Speciale të Amerikës, Samir Horn.
Australi, 1880. Kapiteni Stanli më në fund arrin të kap Çarlin dhe Majk Bërns, dy nga katër vëllezërit famëkeq Bërns, të njohur si vrasës dhe kriminelë. Për të arritur pjesën tjetër të bandës, Stanli i ofron Çarlit një shkëmbim: "Për të shpëtuar jetën e Majkit, ai duhet të dorëzojë kreun e bandës, vëllanë e madh Arturin, gjallë ose vdekur!
10 vjet pas krizës globale, një njeri i vetmuar vihet në ndjekje të personave që vodhën pasurinë e tij të vetme, makinën e tij. Gjatë rrugës, ai kap vëllanë e njërit prej hajdutëve, së bashku ata krijojnë një lidhje të mirë gjatë atij udhëtimi të rrezikshëm...