Klani Malakian, një familje gangsterash të pamëshirshëm, kontrollon krimin në Francën jugore. Në krye të tij, kumbari i fuqishëm Milo Malakian drejton jetën e tij me një grusht të hekurt. Trashëgimtari dhe biri i tij, Anton, ëndërron të lirohet dhe të marrë vendimet e tij. Por rrethi i brëndshëm i bandës i është gdhendur në gjak. Për t'u arratisur, atij jo vetëm i duhet që të përballet me fatin e tij, por gjithashtu edhe me personin i cili është betuar se do të mposhtë babain e tij.
Historia nis në Evropën Lindore në fundin dëshpërues të Luftës II Botërore. Për shumë veta s’ishte më një konflikt mes kombeve por një mbijetesë individuale me çdo kusht. Djaloshi Hannibal shikon nga shumë afër prindërit e tij duke vdekur dhe duke lënë motrën e vogël nën kujdesin e tij. Ky moment tmerrues shumë shpejt do të zbehet në krahasim me egërsitë në të cilat do të bëhet dëshmitar dhe që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.