Ndoq një mësues i cili, pasi i caktohet një detyrë e papritur në një rezidencë, e gjen veten duke luftuar me obsesionet e studentit të tij, i cili kërcënon të ekspozojë sekretet e tij më të errëta.
Sem Flini, biri 27-vjeçar i Kevin Flin, kërkon në zhdukjen e të atit dhe e gjen veten të tërhequr në të njëjtën botë programesh të egra dhe lojërash gladiatorike ku babai i tij ka jetuar për këto 20 vitet e fundit. Së bashku me të besuarën e Kevinit, babë e bir nisen në një udhëtim jete a vdekjeje përgjatë një universi kibernetik që të lë pa fjalë dhe që është shumë më tepër i përparuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Dy njerëz të humbur ne jetë takohen në një mënyrë po aq rastësore se dhe magjike dhe arrijnë që të ndihmojnë njëri tjetrin që të gjejnë qëllime të reja për të jetuar.
Një artist i famshëm që në moshë të re, pasi kish arritur gjithçka dëshironte në jetë, Tomi, udhëton nëpër shkretëtirën e Mojaves. Ajo çfarë pritej të ishte një qetësim dhe kalim i kohës me veten për të kuptuar çfarë dëshironte më tej, kthehet në makthin e tij të vërtetë. Xhek e ndjek kudo. Një psikopat me një të shkuar të vuajtur, xheloz për atë që Tom kishte.
"Dy burra kthehen në shtëpi pas Luftës së Dytë Botërore për të punuar në një fermë në zonën rurale të Misisipit, ku u duhet të përballen me racizmin dhe të përshtaten me jetën pas luftës."
19-vjeçari Billi Lin është sjellë në shtëpi për një turne fitoreje pas një beteje në Irak. Mes rikthimeve, filmi tregon se çfarë i ndodhi vërtetë skuadrës së tij, duke e krahasuar realitetin e luftës me perceptimin Amerikan.
Piteri është një djalë 12 vjeçar jetim dhe përfundon në botën magjike të Neverlandit, ku gjen zbavitje por edhe rrezik, duke zbuluar edhe fatin e tij për t'u bërë heroi i mirënjohur Piter Pani.