Pas disa aksidenteve misterioze, një lojë me role të drejtpërdrejta në një bunker ndërpritet dhe lojtarët largohen, ndërsa stafi mbetet prapa për të hetuar zhdukjen e Gregut, trurit të lojës.
Një grua e gjen veten të mbyllur në një seri tunelesh të çuditshme plot me kurthe vdekjeprurëse.
Leo është 16 vjeç dhe për të jeta ka vetëm dy ngjyra: të bardhën dhe të kuqen. E bardha është zbrazëtia, heshtja, mërzia ndërsa e kuqja gjaku që rrjedh në vena, por edhe ngjyra e flokëve të Beatriçes, vajza e ëndrrave të tij. Kur ai më në fund gjen guximin t’i afrohet asaj mëson se Beatriçe po kalon nëpër një dhimbje të madhe. Por nga ana tjetër është edhe Silvia; mikja e tij më e mirë…
Në Greqinë e lashtë, një mbretëreshë i dorëzohet epshit të Zeusit për të lindur një djalë që do të rrëzojë sundimin tiranik të mbretit dhe do të risjellë paqen në tokën e vuajtur. Por ky princ, Herkuli, nuk e di identitetin e tij të vërtetë apo fatin e tij. Ai dëshiron vetëm një gjë: dashurinë e Hebesit, Princeshës së Kretës, e cila i është premtuar vëllait të tij. Kur Herkuli mëson se për çfarë është i destinuar, ai duhet të zgjedhë: të arratiset me dashurinë e tij të vërtetë apo të përmbushë fatin e tij dhe të bëhet heroi i vërtetë i kohës së tij. Historia prapa një prej miteve më të mëdhenj zbulohet në këtë tregim epik plot aksion për dashurinë, sakrificën dhe forcën e shpirtit njerëzor.